PD: Rama kërkon t’i marrë nën kontroll universitetet, të hetohet dhuna e policisë

PD: Rama kërkon t’i marrë nën kontroll universitetet, të hetohet dhuna e policisë

16:04, 13/01/2019
A+ Aa A-

Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se nga nesër përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve për të asistuar studentët që duan shpjegime lidhur me VKM mbi tarifat dhe bursat brenda janarit, ka reaguar PD.

Përmes një statusi në Facebook, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se Rama kërkon të marrë nën kontroll edhe Universitetet, ndërsa vijojnë skenarët e dhunës dhe terrorit ndaj studentëve të ngujuar në Universitete.

“Prokuroria duhet te hetoj menjëherë dhunën e policisë ndaj studenteve dhe shkeljen e ligjit nga administratoret e qeverise pranë universiteteve”- thotë ndër të tjera Zhupa.

Statusi i plotë:

Gjithcka per te vene nen kontroll dhe universitetet!

Ne fillim u mundua ti bleje studentet-nuk ia doli. Pastaj perdori percarjen e tyre por pa rezultat. Vazhdoj me kercenimin dhe shantazh ndaj prinderve- nuk ia arriti.

Vijoj me skenaret e dhunes dhe terrorit. U coi policine e shtetit dhe dhunoi studentet. I la pa buke, pa uje, pa drita. U coi administratore te prishin protesten. U coj policine e Safet Gjicit te shtyp protestuesit.

Tani do coj te besuarit te tij te kontrollojne sekretarite e fakulteteve, duke shkelur mbi autonomine e institucioneve te arsimit.

Edi Rama eshte gati te beje gjithcka per pushtetin e tij. Prokuroria duhet te hetoj menjehere dhunen e policise ndaj studenteve dhe shkeljen e ligjit nga administratoret e qeverise prane univesitetete.

Cdo vonese ne nisjen e hetimeve e ben prokurorine bashkefajtore me Edi Ramen ne dhunen ndaj studenteve dhe ne shkeljen e ligjit dhe te drejtes per te protestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari13/01/2019 19:52

"prokuroria te filloje menjehere hetimin..."per kete,per ate,si edhe per ate tjetren e terri e verri. Ja nxorret bojen fare ktij muhabeti o "pejgamberet" e PD. Na moret ment me budallalleqe,e thirrje idjotesh si keto e si ato te "thyerje xhamash dhe shpuarje goma makinash".Ju e keni ne terezi mi te keqen xhaxhi,se mbaroni lexionin ke Naim Cili,e ja jepni vrapit per deklarata per popullin,po vaj me det ky milet,qe pret nga ju.Ju merr te keqen doktor Adhamudhi,se ju jeni ku e ku! Jeni ftof n'sum prej Olandezit e deri ke me i fundit...

A13/01/2019 17:02

DUHET nje mbeshtetje nga studentet qe I kane prinderit opozitare dhe jo vetem .OPOZITA duhet te beje planet ABC dhe te gjitha menyrat se kane te drejten me vete.E gjitha mbeshtetja tek studentat se eshte frymemarje per gjithe popullin shqiptare dhe per vete opoziten.STUDENTAT ,opozita dhe populli shqiptare jane shteti.E verteta e zhduke te koten.

Shto koment

Denonco