Dekani i Juridikut Artan Hoxha, peng i pasurisë së tij apo i interesave politike? I kishte dhuruar vëllai 200 mijë $ …

Dekani i Juridikut Artan Hoxha, peng i pasurisë së tij apo i interesave politike? I kishte dhuruar vëllai 200 mijë $ …

13:21, 13/01/2019
A+ Aa A-

Policia është lejuar disa herë, natën dhe ditën që të futet në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë për të shantazhuar, kërcënuar dhe dhunuar studentët që kanë vendosur të protestojnë pa ndërprerje brenda Fakultetit.

Në një akt të pazakontë të Policisë, po aq e pazakontë është edhe heshtja e dekanit të Fakultetit të Drejtësisë. Studentët janë dhunuar brenda ambienteve të fakultetit, dhe Dekani Artan Hoxha nuk ka asnjë qëndrim deri më tani mbi këtë situatë! Po kush është Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Drejtësisë?

Artan Hoxha ka punuar si prokuror gjatë regjimit komunist. Gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste ka kryer disa detyra në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitin 1999, kur Partia Socialiste ishte në Qeveri, ai u emërua nga Kuvendi si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Asokohe, sistemi i drejtësisë nuk i nënshtrohej procesit të vettingut, por e sigurt është që ai sistem ishte po aq i korruptuar sa është edhe sot. Në 2011 kur Presidenti Bamir Topi, i njohur për lidhjen e fortë që kishte krijuar atë periudhë me Edi Ramën, e propozoi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, kandidati Artan Hoxha, habiti me përgjigjen e tij mbi pasurinë, ku jusitifikoi 200 mijë dollarë që nuk i dihej burimi, me faktin se ia kishte dhuruar vëllai i tij.

Asnjë sqarim nuk u dha prej tij në atë kohë se si ishte e mundur një dhuratë e tillë dhe sesi i vëllai jusitifikonte burimin e kësaj shume të konsiderueshme parash. Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të problemeve me ligjshmërinë e pasurisë, e refuzoi Artan Hoxhën dhe nuk e votoi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Artan Hoxha në listën e pasurive të paluajtshme ka deklaruar një apartament 120 m2 në Tiranë, apartament në plazhin e Golemit në Kavajë dhe një sipërfaqe toke 700 metër katrorë në zonën turistike të Qerretit në Kavajë.

Në vitin 2018, deputetët e Partisë Socialiste e propozuan Artan Hoxhën si anëtar të Këshillit të Bankës së Shqipërisë dhe ai mori votat e socialisteve, duke i siguruar vetes një dypunësim, që siguron miliona lekë në muaj, si Dekan i FDUT dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. E gjithë karriera e tij dhe pasuria që ka krijuar ngre pikëpyetje mbi faktin, nëse është pikërisht mbështetja e vazhdueshme që Partia Socialiste i ka dhënë karrierës së tij profesionale, dhe problemet me ligjshmërinë e pasurisë, që e bëjnë Artan Hoxhën të heshtë dhe të punojë kundër interest të studentëve.

Një nga kërkesat e studentëve është edhe përfshirja e pedagogëve në një proces vettingu, për shkak se një pjesë e tyre, sipas studentëve, janë të korruptuar. A mund ta mbështesë Artan Hoxha këtë kërkesë, apo interesi i tij është i njëjtë me atë të Edi Ramës, të shuhet protesta e studentëve pa përmbushur kërkesat e studentëve? Kjo mbetet për t’u parë. Por heshtja e Artan Hoxhës ndaj dhunës që Policia i bën studentëve në ambientet e Fakultetit, e bën atë bashkëfajtor dhe pyetjen e mësipërme retorike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi13/01/2019 17:19

Po justifikime te ripjerdhjes, Ed zhgarravines ja dha gruaja, ketij tjetrit ja jep i vellaji disa te tjere i Kane fituar ne lloto e keshtu lloje justifikimesh .Por te gjitha keto Jane leket qe keta palaco ju Kane vjedhur shqipetarve...kur drejton nje kryehajdut palaco qeverine smund te beje gje tjeter vec te formoje nj qeveri hajdut palaçosh.

Pedagogu13/01/2019 16:40

Dekani i Juridikut duhet te kaloj vetingun i pare. Ne me pak se 3 vjet ka marr dy tituj. Lexoni CV qe e ka shkruar vete. http://fdut.edu.al/wp-content/uploads/2013/12/CV-shqip-Artan-Hoxha.pdf

student13/01/2019 15:47

Lexoni pak CV e ketij dekani. Per dy vjet ka marre dy tituj prof. Asc. dhe Prof. Ketij duhet t'i behet vetingu. Ne kete rast ka shkelje flagrante te ligjit. Ne 6 vjet behet merr graden doktor dhe dy tituj. http://fdut.edu.al/wp-content/uploads/2013/12/CV-shqip-Artan-Hoxha.pdf

t13/01/2019 14:17

Nuk ka dale akoma ndonje hundelesh per ti ardhe hakut

Shto koment

Denonco