Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Ironia: Lleshi të sjellë në polici, rojet e Pashalimanit ose të radarëve, janë çuna të shkathët!

Ironia: Lleshi të sjellë në polici, rojet e Pashalimanit ose të radarëve, janë çuna të shkathët!

11:51, 13/01/2019
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar plot ironi ndaj ngjarjes dramatike të mbrëmjes së djeshme, ku 3 grabitës të veshur me uniform policie morën peng fëmijën e një biznesmeni dhe i grabitën mbi 10 mijë euro.

Strazimiri i kërkon me ironi Lleshit që të “shpejtojë futjen e ushtarakëve në polici” duke i sugjeruar që të rekrutojë ata që ruajnë depot e Pashalimanit ose ata të radarëve, pasi janë çuna të shkathët!

Ja postimi i plotë i Strazimirit

O Llesh!
Pash "Idealin e Partisë", pash "kryt e Sekretarit të Parë" (se ju Zot s'keni), shpejtoje pak futjen e "ushtarakëve" në polici se sado që po t'i mçefin krimet, prape aq sa dalin nëpër fb e media, janë tepër!
Veç, pash "Partinë" e "Sekretarin e Parë", na sill ata që ruajnë depot në Pashaliman ose ata të radarëve se ata kishin qenë "çuna të shkathët"????????????

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco