Grabitja e fëmijës dhe pasurisë së biznesmenit: A mundet dikush të ndihet i qetë tani në Durrës?

Grabitja e fëmijës dhe pasurisë së biznesmenit: A mundet dikush të ndihet i qetë tani në Durrës?

09:29, 13/01/2019
A+ Aa A-

Deputetja demokrate e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka ngritur shqetësimin e madh për atë që ndodhi në Durrës jo më larg se dje: grabitjen e një biznesmeni dhe ca më keq akoma, edhe fëmijën e tij nga personat e armatosur me maska.

“A mundet dikush të ndihet i qetë tani ne Durrës?!- shkruan Kadiu në Fb. -Vetëm në pak minuta në Durrës, grabisin një biznesmen, lidhin familjarët, rrëmbehet një fëmijë, grabitet një makinë, aksidentohen tre makina, raportohen 2 të vdekur?!”

SI U SULMUA BIZNESMENI NE SHKOZET DHE IA MOREN FEMIJEN ME VETE

Tre persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, Elton Kelmendin.

 Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje. Fëmija u kthye i tronditur në shtëpi, ku gjeti prindërit e lidhur.

“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit te dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

Po merret në pyetje biznesmeni. Ai kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja”, mësohet nga burimet e Policisë së Durrësit.

Menjëherë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk behët me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e  transportit ndërkombëtar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku13/01/2019 10:41

    Mos u kasavetni bre durrsakë sepse i gadit gjushxhuxhi këto halle me ndihmën e llesh leshit dhe edramës. Juve ju mbetet vetëm ti shisni votën për 5.000 lek e ti duroni për 4 vjet të tjerë.

    Shto koment

    Denonco