Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

William Walker: Normalizim mardhëniesh me Serbinë, me korrigjim të kufijve, e padrejtë

William Walker: Normalizim mardhëniesh me Serbinë, me korrigjim të kufijve, e padrejtë

08:40, 13/01/2019
A+ Aa A-

Ish-drejtues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve si mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo është e padrejtë për Kosovën.

“Ende nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje të mundshme nga tryeza e bisedimeve që të jetë e zbatueshme, që të zgjidhte problemet”, ka thënë ambasadori Walker për Zërin e Amerikës.

“Dëgjon për shkëmbime territoresh apo ide të tjera. E di që Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje, një marrëveshje të negociueshme, e di që Shtëpia e Bardhë kërkon një zgjidhje”. 
“U deklarua kohët e fundit se do të mbështesim çdo marrëveshje për të cilën bien dakord palët. Mendoj se kjo është e padrejtë për Kosovën. Serbia është në një pozitë më të fuqishme”.

“Ata kanë mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera në anën e tyre. Kosova është në pozitë të dobët”. 
Sipas tij, disa politikanë kosovarë mund të jenë të shqetësuar nga Specialja

“Jam disi i shqetësuar se klasa e tanishme politike, disa anëtarë të saj, janë të shqetësuar për një gjë tjetër që u rëndon mbi supe që është zyra e Prokurorit Special”. 
“Disa prej tyre mund të ndjejnë se nëse nuk bëjnë atë që u thotë Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara, mund të akuzohen shumë më lehtë”. 
“Zyra e Prokurorit Special ka kohë që është ngritur dhe ende nuk kam dëgjuar për akuza të ngritura kundër askujt, por e di se disa në lidershipin e tanishëm janë të shqetësuar se mund të akuzohen personalisht për krime lufte”.

Kujtojmë se në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, ka qenë  ambasadori Ëilliam Ëalker ai i cili ka gjetur 45 trupat e pajetë të shqiptarëve të cilët u masakruan nga forcat serbe në fshatin e Reçakut.

Në prag të 20 vjetorit të masakrës së Reçakut, Ambasadori William Walker, thotë se i mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë dhe që çoi eventualisht në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku13/01/2019 10:29

Perfekt Z. Ambasador. Përse duhet që Kombi i Shqiptarëve të vazhdojë të dorëzojë troje e dete shovinistëve, serbëve, grekëve, bullgarëve, malazinjve për tu njohur nga këta të fundit, si kusht për tu futur në Europë? A ka ndonjë europian që të vërtetojë se është më i lashtë se sa Shqiptarët alias Ilirët në Europë. Për tu vënë në vend drejtësia e Zotit, Shqipëria Etnike, duhet që të gjithë fqinjët të na dorëzojnë trojet tona të pushtuara, nga Arta deri në Mitrovicë. Qeveriritarët tradhëtarë të kombit, që nga enveri deri tek edvin hashimrat me gjithë patkonj, për interesat e tyre të pushtetit personal, të paguar kripur nga serbogrekët, me mbështetjen e kryekorruptorit soros, do të përtundojnë si mbreti i Anglisë me kokën nën sëpatën e Oliver Kromwell. Shumë shpejt, tik tak, koha është e rrumbullakët sikurse sahati, sikurse bota.

Shto koment

Denonco