Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mosdekretimi i Cakës/ Berisha: Nuk mund të bëhej Ministër i Jashtëm një person që ju shërben argatëve të Beogradit

Mosdekretimi i Cakës/ Berisha: Nuk mund të bëhej Ministër i Jashtëm një person që ju shërben argatëve të Beogradit

19:05, 12/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për gazetaren Anduela Ndreu për televizionin ‘ALBSE’ , ka komentuar mosdekretimin e Genti Cakës, për postin e Ministrit të Jashtëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar të drejtë dhe Kushtetues vendimin e metës për mosdekretimin e Cakës.

Sipas tij nuk mund të përfaqësojë kurrsesi diplomacinë shqiptare një person që i shërben Beogradit dhe flet pro ndryshimit të kufijve.

Pjesë nga intervista:

NDREU: Sapo ka nisur viti 2019 por kemi nje bilanc te vitit 2018 si nje vit protestash, por si e kemi pare ju këtë vit dhe rolin e opozitës?

BERISHA: 2018 në tërësi ishte një vit në rrafshin kombëtar tejet i rrezikshëm për shqiptarët. I rrezikshëm per shqiptarët sepse argatët e Beogradit në Prishtinë dhe në Tiranë nxorën në treg territore të Kosovës dhe morën në duart e tyre të zeza flamurin e Serbisë së madhe, flamur i cili është historikisht dhe aktualisht fund e krye antishqiptar. Këto përpjekje kulmuan me projektin e ndarjes së Kosovës në Veri dhe së fundi, ngjarja dramatike e emërimit të një çiraku të atij që rëndom konsiderohet sot si shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë, Baton Haxhiut, për ministër të jashtëm të Republikës së Shqipërisë. Kjo çoi në një përballje shumë të ashpër midis Presidentit të Republikës, i cili në këtë rast mbrojti ligjin..

NDREU: Pra për ju kjo që bëri Zoti Meta është një betejë ligjore apo...

BERISHA: Në të vërtetë zoti Meta e ka rikthyer atë me shkaqe ligjore të pakundërshtueshme. Por unë do thoja që dhe jashtë shkaqeve ligjore, një njëri i cili është shprehur qartë për ndryshimin e kufinjve të Kosovës nuk mund të ulej kurrë në karrigen e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. Ndaj dhe ky ishte një zhvillim pozitiv, ishte një goditje e rëndë e merituar që morën planet e Beogradit dhe të argatëve të tyre në Prishtinë dhe Tiranë për krijimin e Serbisë së Madhe në kurriz dhe në kundërshtim flagrant me interesat kombëtare të shqiptarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco