Harxhi: Cakaj nuk duhej të propozohej për Ministër, ai duhet të ishte shkarkuar pas gafave që bëri për ...

Harxhi: Cakaj nuk duhej të propozohej për Ministër, ai duhet të ishte shkarkuar pas gafave që bëri për ...

16:55, 12/01/2019
A+ Aa A-

Ish-zv.ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi, ka komentuar debatin e fundit në Shqipëri në lidhje me mos dekretimin e Genti Cakës në postin e Ministrit të Jashtëm.

Sipas Harxhit, Cakaj jo vetëm që nuk duhet të ishte propozuar për postin e Ministrit por duhet të ishte shkarkuar nga Rama edhe nga posti i zv.ministrit, pas gafës diplomatike me deklaratat publike të Cakajt për de-limitimin e ujërave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Për kapërcimin e situatës, krizës mes Presidencës dhe Kryeministrisë, Edith Harxhi thotë se Rama duhet të propozojë një emër të ri.

Diplomatja Harxhi e konsideron vendimmarrjen e Presidentit të Republikës për mos dekretimin e emrit të Cakaj-t si veprim i duhur në mbrojtje të Kushtetutës.

Protestën e studentëve e konsideron momentin më kulminant të viteve të fundit që përkon edhe me mungesën e një opozite të fortë. Sipas Harxhit zërat që e shikojnë protestën të zbehur gabojnë, pasi forca e saj ka një tjetër dimension.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco