Kryemadhi injoron Ramën dhe i rendit premtimet e pambajtura

Kryemadhi injoron Ramën dhe i rendit premtimet e pambajtura

15:23, 12/01/2019
A+ Aa A-

Në fjalimin e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë Konventës Kombëtare është vënë re se Kryetarja e LSI-së e ka injoruar dhe nuk e ka përmendur emrin e kryeministrit Rama.

Por Kryemadhi nuk nguruar të rendisë të gjitha premtimet e pambajtura të kryeministrit dhe qeverisë së Rilindjes.

Premtimet e pambajtura të përmendura nga Kryemadhi:

‘Ju e dini shumë mirë që Shqipërisë i janë premtuar 300 mijë vende të reja pune. Por në fakt nuk pamë 300 mijë vende të reja pune, por pamë mbi 400 mijë shqiptarë të larguar nga Shqipëria.

Ne e dimë shumë mirë premtimin që u bë nga Rilindja për uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës në mënyrë të tillë që familjet e varfra të kishin mundësi për të pasur pak bukë thatë më shumë në tavolinat e tyre. Por dhe kjo nuk u bë.

Ne e dimë shumë mirë që u premtua ulja e TVSH-së për energjinë elektrike nga 20% në 6%. Jo vetëm që nuk u bë , por çmimi i energjisë elektrike u rrit më shumë.

Të mos të kthehemi më te shëndetësia falas, apo tek utopia e cila është edhe mashtrimi i radhës. Sot për familjet shqiptare shëndetësia është një nga shpenzimet më të shtrenjta. Është një nga % e shpenzimet me të mëdha për xhepat e tyre. 57% e buxhetit të shëndetësisë paguhet nga shqiptarët me para në dorë. Dhe vetëm 43% paguhet nga taksat e shtetit.

Arsimi. Kemi dëgjuar për arsimin këto muaj më shumë se çdo gjë tjetër. Kemi një premtim 5% të buxhetit të shtetit. Por nuk është 5%, është 2,4%.

‘Do t’i rikthejmë kontrollin Shqipërisë nëpërmjet Policisë së Shtetit.’ Dje e dëgjuam sesi u vodhën armët në depot e ushtrisë.

Rritet kriminaliteti në 2018, vetë INSTAT, institucioni i qeverisë, thotë është rritur me 50% më shumë.

‘Do normalizojmë trafikun rrugor’, vetëm në janar kanë humbur 13 vetë jetën.

‘Korrupsionin në Shqipëri do ta luftojmë’, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë, korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes.

Do të kemi një përgjysmim të TVSH për ushqimet më jetike të shportës. Shqiptarët vazhdojnë dhe paguajnë në varfërinë e tyre çmimet e larta, të çmimeve që ofrojnë oligarkët në supermarkete.

Krijimin e kartës së performancës së shkollës që do të thotë që prindërit do të njihen me të dhënat në shkollat e tyre. Jo vetëm që nuk njihen por fëmijët e tyre kërcënohen haptas në ambientet e shkollave shqiptare.

Në Bibliotekën kombëtare, do të përfundojë dixhitalizimi. Jo vetëm që nuk u bë dixhitalizimi, por u përmbyt dhe ajo bibliotekë kombëtare që kemi.

Fuqizimi i pozitës së grave dhe vajzave përmes punësimit dhe nxitjes së sipërmarrjes. Me qindra mijëra gra dhe vajza sot janë pa punë.

Do të krijohen inkubatorët e biznesit rinor. Për kë inkubator e ka fjalën? Për inkubatorët e njerëzve që paguajnë me taksat e shtetit shqiptar për të luajtur dhe për të bërë like dhe share në Facebook-un e Kryeministrit tonë.

Do të nxitet sistemi i kredive dhe mikrokredive si dhe do të krijohen lehtësira fiskale për sipërmarrjen e të rinjve. Me qindra e mijëra të rinj e të reja, sot janë larguar nga Shqipëria, të cilët sot kërkojnë një jetë më të mirë. Por përkundrazi gjejnë vetëm luftë, gjejnë vetëm debat dhe gjejnë vetëm mbyllje të dyerve nga qeveria shqiptare.

Do të ndërtohet Shërbimi Kombëtar Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm për kujdesin shëndetësor. Përkundrazi të gjitha shërbimet shëndetësore, sot janë dhënë me koncension, pra shqiptarët, paguajnë më shumë se ç’kanë pas paguar më përpara.

Do të kemi energjinë e ulët që absolutisht jo vetëm që nuk u ul, por u ngrit.

Në vitin 2015 tha se vitin tjetër do të hapim negociatat. Jo vetëm që nuk i hapi negociatat, por po mbyll çdo derë të bashkimit evropian, për ta çuar Shqipërinë drejt antarësimit të saj në BE.

Do të ndërtoj ishull në lumin e Osumit në Berat. Do të vendos nën kontrollin e parlamentit, Institutin e Statistikave. Do të mbështesë me pension, fëmijët e policëve të vrarë. Jo vetëm që nuk i ka mbështetur por as nuk është kujtuar ndonjëherë për ta. Do të ulte borxhin publik, por në fakt nga 64%, e çoi në 74%. Do të ndërtonte rrugën e lumit të Vlorës, do të ndërtonte rrugën e Arbërit, do të merrte 200 milion dollarë nga përpunimi i naftës në vend. Do të premtonte që 5% të GDP-së do ta çonte për arsimin, por në të kundërt zvogëloi çdo gjë. Do të krijonte rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët dhe do t’u jepte një pagë shpërblim të 13. Jo vetëm që nuk i rriti, por i rriti taksat duke i taksuar mbi të ardhurat dhe pagën e 13 iu a mohoi, në mos e futi në xhepin e tij. Do të krijonte lirinë e shtypit dhe pluralizmin e informacionit, por në të kundërt po ngre ligj, për t’ju mbyllur gojën shqiptarëve. Do të bënte planifikim rajonal që do të realizonte dy programe të rëndësishme: programin e 10 poleve turistike në Shqipëri, Korridorin e Kaltër. Kemi vetëm një korridor, korridorin e drogës. Kemi luftën kundër narkotikëve, por përkundrazi, fëmijët e shqiptarëve ndihen të rrezikuar. 2.4% e tyre janë përdorues të kokainës, që do të thotë që mbi 70 mijë të rinj dhe të reja janë viktima të krimit të organizuar. Do të rriste kushtet nëpër shkolla, por përkundrazi, sot arsimi i mesëm dhe 9 vjeçar mbyllet për shkak te kushteve të rënduara, temperaturave të ulëta dhe mungesës së kushteve më minimale. Kështu me rradhë siguria ushqimore, bujqësia, etj’, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco