Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Basha: Qytetarët të izoluar, rrugë të bllokuara, hetim përgjegjësve

Basha: Qytetarët të izoluar, rrugë të bllokuara, hetim përgjegjësve

13:28, 12/01/2019
A+ Aa A-

Rrugët e bllokuara dhe mungesa e ndihmës nga shteti ndaj qytetarëve të izoluar nga dëbora, kanë bërë që kreu i PD-së, Lulzim Basha të kërkojë hetim për përgjegjësit.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për të gjitha ato kompani që merren me mirëmbajtjen e rrugëve dhe që marrin lekë nga taksapaguesit shqiptarë.

‘Kjo e shtunë vazhdon të ngelet e vështirë për mijëra familje të izoluara nga bora, ndërkohë që qindra milionë euro janë vjedhur nga qeveria në bashkëpunim me oligarkë dhe me kompani të papërgjegjshme.

Në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato me pushime luksi. Unë i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksa paguesve shqiptar që kanë përpirë këto kompani, dhe të marrin përgjegjësi.

Këto para duhet t’i rikthehen taksapaguesve. Dua të falënderoj dhjetra aktivist të shoqërisë civile dhe të PD që në këto 72 orët e fundit ia kanë dalë që të çajnë disa prej fshatrave duke i furnizuar me ushqime’, -tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha nga selia e PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco