Gjosha: Qytetarët në revoltë, LSI do kontribuojë për hapjen e negociatave

Gjosha: Qytetarët në revoltë, LSI do kontribuojë për hapjen e negociatave

12:55, 12/01/2019
A+ Aa A-

Deputetja Klajda Gjosha nga Konventa e LSI-së deklaroi se muajt e ardhshëm janë momente vendimtare për Shqipërinë, pasi pritet nëse do të çelen negociatat.

Ish-ministrja e Integrimit pohoi se LSI është angazhuar dhe do të angazhohet për çeljen e negociatave.

“Muajt e ardhshëm kemi një mision, t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Duke qenë se dialogu politik është i minuar, kemi nevojë që të kryejmë një luftë të pakompromisë kundër korrupsionit.

Duke qenë se situata ekonomike e vështirë që ka mbërthyer të gjithë shqiptarët, që shprehet edhe në revoltën e qytetarëve, duke krijuar një ambient të papërshtatshëm për investimin e bizneseve, duke qenë se Shqipëria do shkojë drejt zgjedhjeve lokale. LSI zotohet se do të japë të gjithë kontributin e saj qe Shqipëria mos të ngelet pas në çeljen e negociatave. Do të bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë në qershor të çeljes së negociatave”, tha Gjosha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco