FOTO/ Protesta vazhdon, studentët: Ushqimet i kemi futur nga dritaret e banjos

FOTO/ Protesta vazhdon, studentët: Ushqimet i kemi futur nga dritaret e banjos

12:36, 12/01/2019
A+ Aa A-

Studentët vazhdojnë protestën tashmë duke u ngujuar brenda fakulteteve të tyre.

Kështu e kanë kaluar natën të ngujuar studentet e Drejtësisë, të Ekonomisë dhe të Arkitekturës. Mbrëmjen e djeshme u njohëm me shqetësimin e studentëve për mënyrën se si po vepron policia private.

Ndërsa mëngjesin e sotëm një prej studentë të ngujuar tek Arkitektuara tregon se nata ka qenë shumë e vështirë për ta.

Studenti: ‘Duke qenë se studentët kanë vazhduar me bojktotin , në një moment rojet kanë mbyllur derën me zinxhirë. Studentët kanë refuzuar të dilnin në një moment kur policia private është futur, ka patur një përplasje mes policisë private dhe studentëve.

    Studentët nuk kanë patur ushqime përveç makinetave.

    Kanë qenë një grup qytetarësh që kanë sjellë ushqime, nuk na kanë lejuar. Kemi shfrytëzuar momente qetësie dhe i kemi futur ushqimet nga dritaret e banjove. Është jashtë mase e vështirë që të ngrohet fakulteti.

    Prindërit janë motivues, por edhe me atë frikën e prindërit ti e di vetë, por kujdes’, u shpreh studenti për News 24.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco