Kryemadhi: Kjo parti nuk tradhton kurrë interesat e shqiptarëve

Kryemadhi: Kjo parti nuk tradhton kurrë interesat e shqiptarëve

12:32, 12/01/2019
A+ Aa A-

Me tone të ashpra nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se kjo parti nuk do të tradhtojë kurrë interesat e shqiptarëve.

Kryemadhi tha se ‘ashtu siç do të luftojmë për shtëpinë tonë, do të luftojmë edhe për Shqipërinë’.

“Partia jonë që e ka emrin LSI është ajo parti politike, e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare. Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën. Ju qe keni këtu, japim fjalën sot në emër të LSI, votuesve tanë që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë, Atdheun tonë.

Ai vend që ka mbijetuar me mijëra shekuj. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ashtu siç luftojmë edhe për shtëpinë tonë do luftojmë dhe për Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti12/01/2019 12:58

Ju e mbajtet ne pushtet ke te pusht Ramen por me e bukura eshte kjo me ju te lsi kualicjon kshill bashkiak tirane me PS turp te keni she beni si opozitar LSI +PS=PKSH PRANDAJ JENI QENEFER CFAR DO QE TE THONI ESHTE E KOT HAPNI SYT TE BLINI NDONJE VOT ME LEK E ME MIELL SHKONI GJENI NDONJE VOTUS HALLEXHI FUKARA SERVIL TE SEMUR ME PARIM KUMONIST PSE JO NDONJE VOTUS PA TRU KY ESHTE REALITETI SHIPTAR

Shto koment

Denonco