Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ilir Meta godet Ramën: Ministria e Jashtme nuk mund të jetë autoshkollë

Ilir Meta godet Ramën: Ministria e Jashtme nuk mund të jetë autoshkollë

10:35, 12/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me çështjen e ministrit të Jashtëm.

Me një status në Facebook, Meta shkruan se 'ministria nuk mund të jetë një autoshkollë ku ustai kërkon ‘gjeniun’.

Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla, e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria o ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

SHQIPËRIA E PARA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco