Rojet e Safet Gjicit sulmojnë studentët

Rojet e Safet Gjicit sulmojnë studentët

00:27, 12/01/2019

Ngujimi  për dy ditëi studentëve në Fakultetin e Ekonomikut dhe Juridikut ka sjellë përplasje dhe konfrontim fizik sot me rojet e policisë private.

Studentët janë dhunuar nga policët privatë në tejkalim të kompetencave dhe të ligjit, brenda ambienteve të Universitetit. Të rinjtë deklarojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë e presion në mënyrë që të ndërpritet protesta.

Ndërhyrja e policisë private në ambientet brenda Universitetit është bërë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë neni 5, 80/2015, i cili parashikon se:
“Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë tëdrejtë të ndërhyjmë edhe pa lejën e titullarit të institucionit të arsimit të lartë”.

Efektivët e policisë private, janë punonjës të kompanisë Toni-Security Shpk. Kjo shoqëri në bashkëpunim me Eurogjici Security Shpk, me administrator ish-prefektin socialist të qarkut të Kukësit Safet Gjici, njëherësh ish-kandidat për deputet nga PS, janë përgjegjës për sigurinë fizike të objekteve të institucioneve të arsimit të larte.

Në ligj theksohet qartë se “cënimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi”.
Efektivë të policisë private të cilët ruajnë ambientet e Fakultetit Ekonomik gjatë orëve të natës hynë në auditoret ku ishin ngujuar studentët dhe larguan bankat dhe tavolinat me të cilat ata kishin bllokuar dyert.

Universiteti i Tiranës ka publikuar një shkresë të datës 10 janar 2019, me numër prootokolli 120, ku administratori Skerdi Dafa, i kërkon policisë së shtetit vendosjen e rendit dhe garantimin e sigurisë në auditore.

Në letër, administratori i Universitetit të Tiranës thotë ndër të tjera se situata e ditëve të fundit po shkakton anormalitet në procesin mësimor duke cënuar rendin dhe sigurinë për studentët dhe personelin akademik.

Për këtë arsye, ai i lutet policisë së shtetit të marrë masa dhe të jetë prezente për shkak se mësimi ka rinisur, por në disa Fakultete hyrja është bllokuar.

Megjithatë duket se edhe kjo shkresë e cila i drejtohet policisë së shtetit, nuk e justifikon praninë e rojeve private dhe ndërhyrjen e dhunshme që ata kanë kryer në radhët e studentëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco