Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Dhuna ndaj studentëve/ Artan Fuga drejt grevës me pedagogët

Dhuna ndaj studentëve/ Artan Fuga drejt grevës me pedagogët

22:34, 11/01/2019
A+ Aa A-

Studentët vijojnë të ngujuar në disa fakultete në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa kanë pasur konfrontim me forcat e policisë.

Përballë një situate të tillë, pedagogu Artan Fuga paralajmëron se nëse edhe ara mund të nisin një grevë.

“Policia të mos hyjë dhunshëm në mjediset universitare sepse do të na detyrojë të bëjmë grevë të përgjithshme pedagogësh, jo më studentësh për punë tarifash! Durimi ka një kufi!

T'i lemë ato gjoja mbështetjet te paçavuret letër gjoja ftesë për shtetrrethim në korridore universiteti.

Rektoratet e dekanatet nuk kanë punë t'u bëjnë thirrje studentëve të lenë protestën, ta bëjnë pas pune, dhe t'i kthehen mësimeve!

Studentët e dinë vetë se deri ku dhe si protestojnë! Protestat e tyre frymëzohen nga kërkesa dhe shqetësime shumë të drejta!”, shkruan ai.

Fuga ka një thirrje edhe për studentët që protestojnë.

“Studentët protestues të mos dhunojnë studentët e tjerë dhe pedagogët që mendojnë të bëjnë mësim! As madje të mos i pengojnë sepse tejkalojnë të drejtën e tyre sublime dhe dëmtojnë kauzën e tyre!

A ka mundësi të dilet nga qerthulli i dhunës latente dhe nga kurthi i saj në universitete? Unë mendoj se po! Unë kam parimin se studentët kanë gjithmonë të drejtë!

Por, kur një grup studentësh mendon ndryshe nga një grup studentësh? Unë përsëri them se të dy grupet e studentëve kanë të drejtë!

Kjo është filozofia dhe teknika e negocimit! E vështirë për një mendje të ngurtë mekanike!”, thekson ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi11/01/2019 23:52

I lutem profesorit te pergjigjet per poshterimin qe i beri cifti Cani-Rama duke e bere pjese te lojes se shpifur te "Kadrinjeve".Nuk kisha pare turp me ngjethes se ky. Sinqerisht zbrita valixhet. Sigurisht qe ky akt mbi te gjitha eshte degradues per Kryeministrin, por ai nuk reflekton per asgje prandaj ju lutem, ne emer te titujve akademike, botimeve serioze dhe profilit publik qe keni te reagoni per kete felliqesi te padegjuar.Per me teper qe ju konsideroi si te ishit xhaxhai nga provinca i keshilltarit te tij. Turp! Turp! Turp!

A drejta11/01/2019 22:53

Ky eshte vegla e edi rames por I rafinuar .STUDENTAT jane te paster dhe I ndihmon ZOTI I madhe dhe do tia dalin qe ta finalizojne me sukses sepse e kane qellimin e paster dhe ZOTI I ndihmon ato qe kane qellim te paster.

Shto koment

Denonco