Pse nuk e shkarkon Presidentin? Ja si përgjigjet Rama

Pse nuk e shkarkon Presidentin? Ja si përgjigjet Rama

22:05, 11/01/2019
A+ Aa A-

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së Arian Çanit se pse nuk e ka shkarkon Presidentin Ilir Meta meqë e ka fuqinë për ta bërë këtë gjë.

“Shkarkimi i Presidentit kërkon 2/3 e Kuvendit të Shqipërisë dhe kjo është logjika që përdor Ilir Meta në këtë fazë: Mua nuk më shkarkojnë dot dhe bëj cfarë të dua. Megjithatë, ai po turpëron institucionin e Presidencës, po del komplet nga shinat e Kushtetuës dhe sillet sikur të jetë kryetar i LSI në ditët e tij më të këqija”, u shpreh Rama. Ndërkaq, kreu i qeverisë është shprehur më tej se nuk e ka me Ilir Metën si person, por me figurën e Presidentit, i cili po përpiqet të lançojë një “ofensivë të ndyrë politike kundret Cakajt. “Ilir meta është një objekt humori se nuk pengon dot as projektin e shqiptarëve… Ilir Meta si person më dhimbset, kur nuk është në qerthullin e presionit, është një person bashkëpunues. Unë jam me aktin, jo me personin. Unë po flas që në Shqipërinë e vitit 2019, është e paprecentë Presidenti të marri flamurin dhe të lançojë ofensive të ndyrë politike kundër një personi. Jo të shyhet goja e Presidentit të Republikës. Nuk e kam me Metën, e kam me Presidentin”, tha Rama. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco