‘Çështja Cakaj’/ Lolita zbulon  një tjetër skandal të Ramës dhe DSIK

‘Çështja Cakaj’/ Lolita zbulon një tjetër skandal të Ramës dhe DSIK

21:01, 11/01/2019
A+ Aa A-

Faqja satirike ‘Lolita’ ka publikuar një tjetër skandal që lidhet me dhënien e çertifikatës së sigurisë Genti Cakajt nga DSIK.

Në postimin e fundit ‘Lolita shkruan’ se Rama shpalli të pavlefshme Çertifikatën e Sigurisë së Gentian Cakajt duke falsifikuar fletoren zyrtare!

Ja postimi i Lolitës:

Edi Rama sot shpalli të pavlefshme Çertifikatën e Sigurisë së Gentian Cakajt duke falsifikuar fletoren zyrtare!

Edi dhe drejtori i DSIK shpik në datën 11 Janar një dokument sikur në datën 3 Janar Çertifikatën e Sigurisë nuk ia ka dhënë Gent Cakajt Drejtori i DSIK Dorian Tola, por një vartës sepse po atë ditë Doriani ia paska deleguar të gjitha kompetencat e tij deri në fund të 2019-ës Drejtorit të Protokollit Mark Ndreca!

Një gënjeshtër sjell gjthmonë një gënjeshtër më të madhe!

Presidenti në datën 10 Janar thotë: Zv.Ministri Gent Cakaj as kishte aplikuar dhe as kishte “Çertifikatë Sigurie” nga DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) që nga data 7 Qershor 2018.

Sipas Presidentit, Cakaj ka aplikuar për Çertifikatë Sigurie në datën 3 Janar 2019, dhe e paska marrë në datën 4 Janar 2019!

Por kjo e ngarkon Drejtorin e DSIK Z. Dorian Tola me përgjegjësi të rëndë penale “për shpërdorim detyre” (Kodi Penal / Neni 248 Shpërdorimi i detyrës) sepse që të jepet Çertifikata e Sigurisë në rastin e dyshtetësisë (shqiptare dhe kosovare) për një person që ka jetuar relativisht gjatë (sipas përcaktimeve të ligjit) në 2 shtete si Hungari (bursë në Universitetin CEU të Soros) dhe Blegjikë (universitet tjetër) do të duhej që DSIK t’i kishte kërkuar informacione sipas marrëveshjeve ndërkombëtare qeverisë së Kosovës, NATO-s, Hungarisë dhe Belgjikës. E këto nuk bëhen në 24 orë. Por kjo praktikë hedh në erë gjithë besueshmërinë e gjithë çertifikatave të sigurisë që jepen nga ky institucion dhe NATO mund ta shpallë të pabesueshëm edhe formalisht (de facto e kanë shpallur me kohë dhe këtu s’vjen asnjë sekret se e dinë me kohë se Shqipëria ështe han me dy porta)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco