Dhuna ndaj studentëve/ Reagon pedagogia Argita Berisha

Dhuna ndaj studentëve/ Reagon pedagogia Argita Berisha

20:44, 11/01/2019
A+ Aa A-

Ngjarje e ditës së sotme ku policia ka dhunuar studentët ka tronditur mbarë opinionin publik ku ka patur reagime të shumta.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe pedagogia Argita Berisha, e cila ka dënuar ashpër dhunën e policisë ndaj studentëve.

Në reagimin e saj Argita Berisha thekson se kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda në këto 25 vite, ndërsa fton kolegët e saj që të mos lejojnë futjen e uniformave blu brenda auditorëve ku studiojnë studentët.

Ja reagimi i Argita Berishës:

Të nderuar kolegë,

Lajmet dramatike të mbrëmjes në lidhje me rrahjen e studentëve brenda ambjenteve të këtij fakulteti janë ngjarja më e keqe që I ka ndodhur këtij institucioni në memorien time, që prej 25 vitesh. Kurrë më parë ndërhyrjet e policisë nuk kanë arritur brenda institucionit dhe kurrë më parë nuk janë rrahur fëmijë brenda këtyre mureve. Kushdo që në shkelje të ligjit ka thirrur forcat e rendit brenda FDUT, jam e bindur se llogarinë me ligjin do t’I bëjë në kohën e duhur, por zhbjerrja morale me të cilën pa të drejtë e ngarkon këtë institucion dhe ne si anëtarë të tij është sa e pamerituar, aq edhe tmerrësisht turpëruese.

Në orën 11 kur erdha në fakultet gjeta korridoret të mbushur me efektivët shqiponja!!!!! Turp, turp, turp! Të flas për paligjshmërinë e këtij fakti, më duket se fyej plagën që shkakton një arrogance e tillë që nuk pyet as për ligj, as për moral dhe për asgjë tjetër.

I sygjeroj dekanatit, që nëse nuk janë të përfshirë në këtë veprimtari flagrante antiligjore, të nisin menjëherë procedurat penale për zbardhjen dhe dënimin e kësaj ngjarjeje.

Dekanati I FDUT më së paku duhet të mbledhë dhe njoftojë stafin akademik për situatën, por unë ju ftoj të gjithëve, dekanatin dhe stafin akademik, të marrim qëndrim në mbështetje të studentëve dhe të kundërshtojmë me force futjen e forcave të rendit, përfshirë atyre të maskuar me uniformat e policisë private, në FDUT.

Secili duhet t’I bëjë llogaritë me ndërgjegjen e tij, por heshtja n’a bën bashkëpunëtor të këtij amoraliteti dhe kësaj paligjshmërie.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco