Emri i ri i Maqedonisë, Berisha: Arritje historike dhe goditje e merituar përpjekjeve ‘pengmarrëse’ të Rusisë dhe Beogradit

Emri i ri i Maqedonisë, Berisha: Arritje historike dhe goditje e merituar përpjekjeve ‘pengmarrëse’ të Rusisë dhe Beogradit

20:33, 11/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e sotëm të parlamentit maqedonas, për emrin  e ri.

Berisha e ka cilësuar këtë vendim “arritje historike për vendin e tyre, por edhe rajonin dhe aleancën e NATO-s (që) i dhanë një goditje të merituar përpjekjeve të Rusisë dhe Beogradit për të mbajtur peng të ardhmen e Republikës së Maqedonisë të Veriut”.

Reagimi i plotë i Sali Berishës

Vendim historik i parlamentit te Maqedonise te Veriut!

Te dashur miq, sot paralamenti i Republikes se Maqedonise se Veriut votoi per ndryshimet ne kushtetuten e kesaj republike, ne perputhje me marreveshjen e Prespes. Me keto ndryshime, Republikes se Maqedonise te Veriut i çelen dyert e anetaresimit te vendit ne NATO dhe BE.

Keto ndryshime erdhen si rezultat i dialogut midis qeverise te kryeministrit Zaev dhe forcave politike shqiptare qe votuan ne perputhje me vokacionin euroatllantik te shqiptareve ne Maqedonine e Veriut dhe interesin e mbare shoqerise se ketij vendi.

Me kete rast pershendes forcat politike shqiptare dhe te gjitha ato qe bene te mundur kete arritje historike per vendin e tyre, por edhe rajonin dhe aleancen e NATO-s dhe i dhane nje goditje te merituar perpjekjeve te Rusise dhe Beogradit per te mbajtur peng te ardhmen e Republikes se Maqedonise te Veriut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco