Policia në fakultete, Malaj: Kryeministri është çmendur, po kalon masën e çdo sjellje njerëzore

Policia në fakultete, Malaj: Kryeministri është çmendur, po kalon masën e çdo sjellje njerëzore

13:29, 11/01/2019

Deputetja e LSI Nora Malaj ka reaguar në një shenim në facebook pas dyndjes së policisë së Shteteit në fakultete për tu përballur me studentët protestues.

“Dite e zezë për Shqipërinë! Sot përfundimisht KM është çmendur, shkruan malaj, duke shtuar se “pasi ka gëlltitur lugën e “çorbës së prishur”, tani ka kapur fort tepsinë dhe si një grykës i pangopur, bërtet se ka frikë se edhe tepsia po iken”. ”Akti i fundit, sipas deputetes së LSI, është policia përballë studentëve, për t’i nxjerrë nga shtepia e tyre”. “Kjo është është e tepert dhe e kalon masën e cdo sjellje njerëzore”.

Ja postimi i plotë i Malajta në facebook:

Dite e zezë për Shqipërinë! Sot përfundimisht KM është cmendur! Kjo jo de jure, po de facto! I ka hyrë frika në bark dhe nuk di si të shpëtojë dot! Herë godet me shpifja , sipas parimit gënje , gënje se dicka po mbetet. Dhe kjo është bere motoja e tij.

Here sjelle një projektligje , per te goditur gjoja shpifje, kur shpifaraku me i madh është ai vet , pasi do që pushteti i katërt , media , të mos ekzistojë , se ka frikë nga emisionet Investigative , të cilat guxojnë me kurajo qytetare për të thene te verteta të trisha dhe të dhimbshme , apo portalet që guxojnë të nxjerrin informacionet , që cdo kend do ta vinin para ligjit, duke treguar qe shteti i se drejtes tashme ka rene.

Pasi ka gelltitur lugen e “çorbës së prishur” , tani ka kapur fortë tepsinë dhe si nje grykës i pangopur , bertetë se ka frikë se edhe tepsia po iken. Akti i fundit, eshte policia përballe studentëve , për t’i nxjerre nga shtepia e tyre. Kjo është “e troppo” . Është e tepert dhe e kalon masën e cdo sjellje njerëzore . Dhuna në fakultete e Juridikut dhe Ekonomikut është jo njerëzore dhe e papranueshme! Sot përfundimisht , ty shoku të ka hyre frika në poture... Kam menduar se duhen vite per ta ndertuat besimin dhe pak fare sekonda per ta thyer ate.

Sot ti kete bere me protesten e studentëve! Zoti te ndjeftë!! Ti nuk e meriton të jesh KM e shqiptarëve! Përfundimisht ti je sëmurë! Ps si i lexuar qe je të këshilloj të lexosh “ Kolltugofagët “ e Nolit për të kuptuar se ku të çon marrëzia e pushtetit Narcizian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pilo11/01/2019 14:08

Ju rrini e veshtroni pastaj komentoni Duan apo nuk duan studentet ju si opozite nuk duhet te flini gjume.bashkohuni me ta se pastaj do jete teper vone.

Shto koment