Basha: Të ndalojmë Policinë e Mendimit, ligjin e Ramës kundër medias

Basha: Të ndalojmë Policinë e Mendimit, ligjin e Ramës kundër medias

12:45, 11/01/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka konsideruar emergjencë,  zmbrasjen e projektligjit për Policinë e Mendimit, siç  e konsideroi ai draftin e përgatitur nga qeveria për censurë ndaj mediave .

Në një takim me shoqata të mediave, Basha vlerësoi fondacionin  'Konrad Adenauer' që është deklaruar “armik”, ndryshe nga disa me dhe pa tituj diplomatik, që të deklarojë të vërtetën siç është, jo ashtu siç ia çon Edi Rama.

Pa median e lirë nuk ka demokraci, - theksoi Basha. -  Me një media të kontrolluar nga Policia e mendimit si në Shqipëri nuk ka rrugë tjetër veç vetërregullimit dhe ndaj edhe ju duhet të keni një vështrim introspektiv për disa probleme të mprehta.

Lidhur me transoparencën, Basha solli si shembull, Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesve, që falë saj “ne kemi arritur të zbulojmë disa skandale, sepse kemi një standart transparente të vendosur para dhjetë viteve.”

Transparenca është problem, pavarësia juaj varet në masë të madhe nga transperenca e financimit dhe probleme të tjera që ndikojnë në pasqyrimin me vërtetësi.

Sot, emergjenca është zmbrasja e projektligjit për Policinë e Mendimit,” përfundoi kryetari i opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco