U sulmua nga Rama, replikon ashpër Ilir Meta: Ai që kërcënoi komisarë e opozitarë, bëri gabim fatal që kërcënoi Presidentin!

U sulmua nga Rama, replikon ashpër Ilir Meta: Ai që kërcënoi komisarë e opozitarë, bëri gabim fatal që kërcënoi Presidentin!

09:29, 11/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje më shumë sesa të ashpër, kryeministrit Edi Rama, i cili e sulmoi hapur dje deri edhe para trupit diplomatik, për mosdekretimin e kandidatit për Ministër të Jashtëm të vendit.

Meta, në mesazhin e tij në Fb,  e ka akuzuar Ramën për përfshirje direkte në fshehjen apo tentativën për të mbuluar, disa skandale të bujshme dhe i ka bërë të ditur në përfundim se “nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.”

MESAZHI I PLOTË I PRESIDENTIT ILIR META

"Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

miri12/01/2019 02:04

Vetem kur te dogji bre burre , vetem tani po ia numuron?! krejt te sakta, drejt e ki po pse Tani, pse sot e jo Dje?! kjo eshte nje semundje e denushme shqipetare dhe do jesha kurioz ta dija a e praktikojne edhe shtetaret e vendeve te tjera te botes kete metode!!

Lali11/01/2019 16:13

Po te ishe burrë shteti sot duhet të kishe dalë ë te kerkoje: 1. Shkarkimin urgjent të kryeministrit për Puç Kushtetues Direkt në drejtim të presidentit. 2. Shkelje flagrante të Kushtetutës 2. Njoftimin e këtij vendimi te gjithe ambasadave dhe Autoriteteve europiane si KE, PE dhe koordinatoreve te BE me shqipërinë. 3. Kallzim penal ndaj kryeministrit të propozuar për shkarkim per veprën penale.... e dijnë vete ... 4 ndjekjen e çdo hapi të nevojshëm për rivendosjen e kushtetuetshmerise ne vend dhe dinjitetin e presidentit (pavarësisht se kush eshte). Ngjarje me te rende ne botë se kryeministri te kërcënojë publikisht e zyrtarisht presidentin vetëm në republikën e leshit te shqiperise ndodh. Nuk ka burra shteti ky vend se po të ishte në ndonjë vend tjetër këtij kallomit i kishin vënë prangat direkt pas konferencës së djeshme për shtyp. Këta janë të gjithe banditë e imorale që kërcënojnë njëri tjetrin.....

Nardi11/01/2019 13:27

Z.President meqenese me ne fund e paski krijuar bindje per te gjitha keto qe ka bere ky palo kryeminister , pse nuk e padisni ne gjyq qe te shpetojme njehere e mire nga kjo e keqe qe na ka rene

korabi11/01/2019 10:57

Bravo z.Persident, per e ke kuptuar me vones se cfare Bajge eshte edvin kristaq rama.

Shto koment

Denonco