Topi përfshihet në debat dhe e thotë troç: Unë në vend të Metës, do të preferoja…

Topi përfshihet në debat dhe e thotë troç: Unë në vend të Metës, do të preferoja…

22:59, 10/01/2019
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është përfshirë në debatin e sotëm, të mosdekretimit të ministrit të jashtëm, Gent Cakaj,

Në një lidhje me studion e Open, Topi komentoi “përplasjen” Rama – Meta.

“Politika nuk është lojë sepse ajo përcakton fatet serioze të një vendi. Ne jemi në Shqipëri dhe nuk do të doja të dëgjoja sonte një debat që merr konotacion të keq. Politika shqiptare është bërë lojë joserioze dhe kjo gjë e ka origjinën që në vitin 2008. Është krijuar mendimi sikur Republika e Shqipërisë ka vetëm institucionin e kryeministrit. Çdo person që është bërë kryeministër i konsideron të tjerët hiç. Problemi nuk është te Cakaj, por te politika”, deklaroi Topi.

Kur u pyet se si do të vepronte po të ishte në vend të Ilir Metës, ish-Presidenti u përgjigj: “Po të isha në vend të Ilir Metës, pavarësisht nga respekti që kam për shqiptarët në të gjitha trevat, do të kisha preferuar një ministër të Jashtëm nga territori i Shqipërisë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku13/01/2019 12:10

Gjallë qënke ti o plehrë e familjes dhe e shoqërisë?

Shto koment

Denonco