VIDEO/ Basha në protestën e banorëve të ‘Astir’: Ju heronjtë e qëndresës, Arta Marku vegël e Ramës dhe korrupsionit

VIDEO/ Basha në protestën e banorëve të ‘Astir’: Ju heronjtë e qëndresës, Arta Marku vegël e Ramës dhe korrupsionit

17:58, 10/01/2019
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe grupi parlamentar i kësaj partie ishte sot në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga megavjedhja 40 milionë euro e qeverisë!

Sipas Bashës, këta banorë janë heronjtë e qëndresës, ndërsa Arta Marku është vegla e Edi Ramës dhe e korrupsionit.

Për Bashën, denoncimi i djeshëm i “Zërit të Amerikës”, ishte një tjetër provë që Rama dhe qeveria janë pjesë e aferës korruptive me projektin e Unazës së Re.

“Hap pas hapi, protesta, opozita dhe mediat e ndershme, denoncuan skandalin me një tender dhe një projekt, që rrafshonte 200 shtëpi, për të mos ju prishur projekti trafikantit të drogës... Në çdo minutë që Arat Marku vonon arrestimet për këto dy afera, tregon se drejtësia është e kapur dhe se Arta Marku është një vegël e Edi Ramës, vegël e korrupsionit”, u shpreh midis të tjerave Basha.

Deklarata e Lulzim Bashës

Vegla më tinzare e Edi Ramës, përçarja, nuk pi ujë me këtë banorë, që gjysmën e qeverisë ia kanë hedhur në Lanë, dhe gjysmën tjetër do ia hedhin shumë shpejt.

Lajm i rëndësishëm është ai që pasqyroi mbrëmë Zëri Amerikës.

Më herët edhe ne kemi denoncuar se pa asnjë vendim, ju vërsuli banorëve të kësaj zone, fadromat dhe gjithë policitë për t’ju prishur shtëpitë. Dhe Danmiani, Veliaj de Rama hidhnin vallen e hienave, duke i quajtur shpellarë, zaptues e milionerë.

Po hapa pas hapi, protesta, opozita dhe mediat e ndershme, denoncuan skandalin me një tender dhe një projekt, që rrafshonte 200 shtëpi, për të mos ju prishur projekti trafikantit të drogës. Si ka mundësi që kur zbulohet skandali, nuk kërkohet ndjesë ndaj banorëve, po ju lëshojnë policinë që shoqëron në burg edhe nënat shtatzënë e fëmijët.

Kronika e Zërit të Amerikës, provoi që jo vetëm që shteti nuk bëri detyrën, por shteti u bë pjesë në këtë aferë korruptive.

Pas gjithë kësaj situate manipuluese qëndron Edi Rama.

Protesta e këtyre banorëve nuk meket, por forcohet dita ditës.

Rruga e vetme përballë kësaj qeverie është rruga e qëndresës, protestës, e kurajës qytetare. Kemi qenë dhe jemi, kam qenë dhe jam, në krah të këtyre banorëve, deri në fitoren e tyre përfundimtare.

Në çdo minutë që Arat Marku vonon arrestimet për këto dy afera, tregon se drejtësia është e kapur dhe se Arta Marku është një vegël e Edi Ramës, vegël e korrupsionit.

Përballë kësaj situate ju jeni heronjtë e qëndresës qytetare.

Së shpejti do të shndritë dielli i drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco