VIDEO/ 'Kjo është një thirrje, nga ne protestuesit e Fakultetit të Drejtësisë!'

VIDEO/ 'Kjo është një thirrje, nga ne protestuesit e Fakultetit të Drejtësisë!'

12:20, 10/01/2019
A+ Aa A-

Studentët e ngujuar brenda Fakultetit të Drejtësisë, në vazhdën e protestës së tyre, i kanë drejtuar sot një thirrje qeverisë, “vullnetit politik” në tërësi dhe Policisë së Shtetit, në veçanti, që të dëgjojnë zërin e tyre.

Protestuesja, njoftoi gazetari Ermal Rizaj i SYRI.net, bëri një deklaratë pa e shfaqur fytyrën e saj, e detyruar nga kushtet kur qeveria dhe Policia janë angazhuar për t'i përçarë të rinjtë deri edhe duke i kërcënuar me lloj lloj formash.

“Përshëndetje! Kjo është një thirrje nga Fakulteti i Drejtësisë!- thotë studentja. - Ne studentët e Drejtësisë, që e kemi filluar bojkotin dhe do ta vazhdojmë, kemi një thirrje për të gjithë ju që jeni duke na dëgjuar në këto momente.

Ne nuk kemi përplasje me pedagogët. Ata thjesht vazhdojnë punën e tyre në zyra, siç e kanë bërë gjithmonë. Na kanë përkrahur dhe i falenderojmë. Policia të mos përzihet me kauzën tonë. Ne kemi qënë paqësorë dhe do të vazhdojmë të jemi siç kemi qënë që në ditën e parë të protestës.

Jemi shumë të vendosur dhe i qëndrojmë deri në fund, plotësimit të kërkesave tona. I bëjmë thirrje vullnetit politik, që të dëgjojë zërin e studentëve, në të kundërt ne do të vazhdojmë të jemi këtu dhe nuk lodhemi.“/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco