FOTO/ Mesazhi i studentit që tërboi Edi Ramën

FOTO/ Mesazhi i studentit që tërboi Edi Ramën

20:49, 09/01/2019
A+ Aa A-

Korrupsioni në Universitetet e Shqipërisë është një nga problemet më madhore që kemi në sistemin tonë arsimor. Ky problem pranohet gjithmonë nga studentët dhe nga prindërit e tyre që janë përballur me këtë problematikë gjatë studimeve të fëmijëve të tyre.

Mbrëmjen e djeshme, dhjetëra studentë i kanë dërguar mesazhe në Whats’Up kryeministrit ‘Edi Rama’. Shumica e tyre i kërkonin plotësimin e kërkesave, ndërkohë që njëri prej tyre e ka kapur ‘mat’ kryeministrin duke e pyetur për ish-burrin e bashkëshortes së vet, Lindës.

Bëhet fjalë për Thanas XHillarin, i cili sipas studentit merr 600 euro për të kaluar një student në provimin e lëndës së vet.

Kryeministri’Rama’, i ka kthyer përgjigje studentit duke i thënë se ai u përgjigjet vetëm njerëzve, jo materialeve biologjike të degraduara.

Rama në këtë rast lutet për prindërit e studentit që i ka drejtuar këtë pyetje, pasi sipas tij, prindërit e tij po investojnë në biodegradim. Kryeministri nuk ka kthyer një përgjigje ekzakte për

pyetjen që i është drejtuar nga studenti dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe me studentë që i kanë drejtuar pyetje.

‘Pyetja e studentit:’

Përshëndetje zoti Rama, po me Thanas Xhillarin te FSHN si i  bëhet që kërkon 600 Euro për provim? Të lutem kthe një përgjigje!’

Përgjigja e Edi Ramës:

Unë këtu ju përgjigjem njerëzve jo materieve bilogjike të degraduara. Dhe lutem për prindërit e tu që të kanë çuar në shkollë e ua ke kthye investimin në biodegradim.

Sms-të që studentët kanë dërguar janë bërë publike nga faqja Universiteti Info.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t09/01/2019 23:08

me nder keta studenta qe komunikojne ne kete menyre per hesap te vet,ne nje kohe kur ka nje proteste qe po zhvilohet,po hajne m... vet dhe po e degradojne protesten

Shto koment

Denonco