Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Dekretimi i Cakajt, Meta: Po përmbush detyrimet kushtetuese, presim pergjigjen e institucioneve....

Dekretimi i Cakajt, Meta: Po përmbush detyrimet kushtetuese, presim pergjigjen e institucioneve....

13:20, 09/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur interesimit të përfaqësuesve së mediave per aktualitetin politik në vend.

Ai gjatë një vizote në Kavajë ku mori pjesë në një seancë të dhurimit të gjakut nga qytetarët e kësaj bashkie është pyetur të komentojë edhe mos dekretimin nga anë e tij të shkarkimit të Ditmir Bushatit dhe zevednsimin e tij nga Gent Cakaj.

Pyetje: Zoti President, Kushtetuta ju jep një rol një rol të rëndësishëm si pikë reference për politikën e jashtme. Ngurrimi juaj për të mos dekretuar shkarkimin e Bushatit dhe për të mos dekretuar zëvendësimin e tij, a është kjo pjesë e një ridimensionimi të rolit të Presidentit të Republikës në politikën e jashtme të vendit?

Presidenti Meta: “Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik. Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.”

Pyetje: “Kushtetuta thotë: Ministri mishëron cilësitë e deputetit. Kandidati i propozuar për ministër të Jashtëm, si ju rezulton deri tani?”

Presidenti Meta: “Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali09/01/2019 17:32

I vetmi detyrim që ke more njeri është "Të jesh president" jo nëpunës që konfirmon dokumenta. Duhet të dalësh publikisht e te thuash cope: Ministria e jashtme, si ne cdo vend të botës, ka nevojë për një ministër të jashtëm që se paku te jetë diplomat karriere dhe jo kalama. Ky akoma ska shtrua motorin jo të ketë bo kilometrat për ministër i jashtëm. Por ti o shoku president je i kapur prej fyti nga te gjithe se e ke fut lugen ne cdo tenxhere

Shto koment

Denonco