Gent Cakaj, ministri i propozuar nga Rama kërkon ndryshim kufijsh në Ballkan

Gent Cakaj, ministri i propozuar nga Rama kërkon ndryshim kufijsh në Ballkan

15:34, 08/01/2019
A+ Aa A-

Gent Cakaj është njeriu i përzgjedhur ‘papritur’ nga Edi Rama personalisht si personi që do të drejtojë dikasterin më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare  në këtë periudhë shumë të rëndësishme për vendin dhe interesat kombëtare.

Ministri i ri i Jashtëm ka shumë pikëpyetje në emërimin e tij dhe mosha e re dhe jo eksperienca janë ‘cenet’ më të vogla në këtë drejtim.

Akuza të forta janë hedhur ndaj tij. ‘Ky njeri vihet pasi është në shërbim të Beogradit, dhe përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin’. Ka qenë kjo një akuzë e Berisha.

Dhe kur flet Sali Berisha flet një ish-President i Republikës, një ish-Kryeministër, një njeri që ka shumë informacion se kushdo tjetër në këtë vend. Dhe kur flet Sali Berisha flet një shqiptar që çështjen kombëtare e ka pasur dhe e ka mbi çdo gjë tjetër në jetën e tij.

Ndaj Gent Cakaj është një rrezik kombëtar në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai është vendosur aty edhe me rekomandimin e përfaqësuesve më të besuar të interesave serbe në shtetet tona shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, mik i Sorosit dhe nxitës i paktit Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh, me mbështetjen e individëve të caktuar që konsiderohen në Kosovë edhe si ‘spiunë të serbëve’, emëron Ministër të Jashtëm Gent Cakaj, pinjoll i Soros-it dhe ‘beniamin i spiunëve’

Ndaj këtu ka një rrezik shumë të madhe . Çfarë do të bëjë Cakaj me këtë çështje kyçe të interesave kombëtare, këtë tezën e madhe serbe për ‘korrigjim kufijsh’?

Ky është shqetësimi real që kanë sot diplomatët shqiptarë e kosovarë, të cilët njohin qëndrimin e Edi Ramës mbi projektin e Serbisë së Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi10/01/2019 22:35

Shyqyr qe nuk ka me rr.k. ne west wing.

Artan08/01/2019 18:40

Po dhe Bushati po i falte dhjetera kilometra det grekut pse nuk doli njeri te thoshte eshte rrezik i sigurise kombetare?

fery08/01/2019 16:25

Ateher , po dele se ministri Ditmir Bushati u shkarkua nga kryeministri Rama per arsye se refuzoi te ndryshoj kufijt e Ballkanit andaj menjiher pase shkarkimit te Bushatit , Greqija e dergoi "rastin Himara " ne Bruksel

Shto koment

Denonco