VIDEO/ Studenti, në presion të paparë në Polici: Çfarë lidhjeje ke me ish-kryeministrin Berisha?!

VIDEO/ Studenti, në presion të paparë në Polici: Çfarë lidhjeje ke me ish-kryeministrin Berisha?!

12:54, 08/01/2019
A+ Aa A-

‘Ç’lidhje ke me ish-Kryeministrin?! Pse e ka nxjerrë atë video, Berisha?!” – Kjo ishte pyetja, së cilës i kanë mëshuar me forcë, oficerët e Policisë që morën në pyetje, studentin e shoqëruar në komisariat, i cili mbylli me gozhdë, dyert e fakulteteve. I riu Dardan Almeta, ka rrëfyer në Syri.net, pyetjen e çuditshme që i kanë bërë pa pushim, drejtues të Policisë, se çfarë lidhjeje kishte me ish-kreun e qeverisë.

I intervistuar nga gazetari Ermal Rizaj, studenti  Almeta ka shprehur habinë e tij për ngjyrimin politik me të cilin Policia tentonte ta lidhte revoltën e tij si student, në një kohë kur ai nuk ishte askush më shumë apo më pak sesa ata mijëra të rinj që prej një muaji nuk po reshtnin së kërkuari të drejtat e tyre. Almeta tha se policët që u shoqëruan u treguan korrektë, por ... "nuk mund të them të njëtën gjë për eprorët e tyre, të cilët japin urdhra politikë, për arrestimin e një studenti. E  paprecedentë kjo, që nga ’92-shi ën Shqipëri, kur studentët dolën në revoltë kundër sistemit komunist”, tha ai duke evidentuar presionin politik, që i ishte bërë në një komisariat në Tiranë.

Çfarë do të thotë presion nga ana politike?

Studenti Almeta: Konkretisht do të them vetëm një fakt: një video u transmetua në çdo rrjet social apo televizion, u pa gjërë e gjatë gjatë gjithë ditës, por në momentin që ajo ka dalë, e ka shpërndarë, ish-kryeministri  Berisha në facebook e tij personal, është bërë edhe arrestimi im! Unë nuk kam lidhje  me ish-kryeministrin! Nuk e di pse pse më është thënë kjo gjë në komisariat!

Çfarë ju është thënë në komisariat?

Studenti Almeta: “Çfarë lidhje ke? Pse e ka nxjerrë ish-kryeministri Berisha?!” - Unë nuk e njoh ish-kryeministrin Berisha. Ka 5 vjet që ka ikur nga pushteti. Unë këtu jam si student, dal për flamurin kombëtar dhe për asnjë lloj partie apo çfarëdolloj tjetër. Mund të bëjnë ç’të duan, por nuk do të gjejnë gjë.

Do të vazhdoni  të protestoni në ditët në vijim apo u stepët, u trembët deri diku nga ky shoqërim nga ana e Policisë?

Studenti Almeta: Personalisht, unë jam i motivuar më shumë, e kam marrë dozën e adrenalizën 100-fish tani dhe aktet e përshkallëzimit tonë do të vijojnë. Për arrestime e shoqërime, (Rama) mund t’i bëjë sa herë të dojë, ne të gjithëve, por unë jam i gatshëm e do të vazhdoj t’i bëj këto akte. Nëse ai i quan akte të shëmtuara, unë do të vazhdoj t’i bëj, sepse kam miratimin e çdo studenti. Dhe, kështu do të veprojë çdo student si puna ime./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco