Deputetja e LSI në Syri.net: Studentët nuk i ‘hanë’ më mashtrimet e Edi Ramës

Deputetja e LSI në Syri.net: Studentët nuk i ‘hanë’ më mashtrimet e Edi Ramës

18:22, 07/01/2019
A+ Aa A-

E ftuar në  studion e lajmeve të Syri.net, deputetja e LSI-së, Floida Kërparçi ka komentuar protestën e studentëve.

Ajo tha se sot studentët janë ndërgjegjësuar dhe askush prej tyre nuk i beson më mashtrimet e Ramës. Deputetja e LSI theksoi se çdo dialog me Edi Ramën do të ishte një tjetër mashtrim për studentët.

‘Sot protesta ka qenë shumë masive,. Pasi në çdo Fakultet do të vëreni se na bankat e auditorëve nuk kishte asnjë student dhe të gjithë njëzëri kanë vendosur që të protestojnë për 9 kërkesat e tyre. Studentët janë ngritur për arsye ekonomike, janë ngritur për familjet e tyre, pasi e kanë të pamundur të paguajnë tarifat e tyre. Ka patur qytetarë që ju janë bashkuar studentëve. Ndërkohë që Rama doli sot dhe bëri deklaratë qesharake kur tha se janë pengmarrësit e protestës, në fakt pengmarrësi i protestës është ai vetë, pasi dy herë ka votuar në parlament kundër studentëve. Studentët e kanë kuptuar se në cilën anë është kryeministri. Studentët janë të qartë se dialogu me kryeministrin është mashtrim. Sot janë larguar 300 mijë shqiptarë dhe nuk janë hapur 300 mijë vende pune siç premtoi Rama. Ne kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë çdo mashtrim që Rama kërkon të hedhë mbi qytetarët. Kryeministri është kundër studentëve’, u shpreh Kërpaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco