Vasili: KLP po vepron në paligjshmëri dhe në funksion të kapjes nga Kryeministri

Vasili: KLP po vepron në paligjshmëri dhe në funksion të kapjes nga Kryeministri

14:38, 07/01/2019
A+ Aa A-

Kreu i Grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas mbledhjes së sotme të KLP ku u morën edhe disa vendime. Në një shenim në faqen e tij në facebook ai shkruan se “Keshilli i Lartë i Prokurorisë, megjithese ligji i mundesonte konstituimin, por i pengonte veprime të tjera, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet përkatese, po vazhdon në rrugën e paligjshmërisë”.

“Ecja në këtë rrugë është në funksion të kapjes nga Kryeministri për të mbyllur aferat e pafund të tij dhe qeverisë së tij, ndaj i duhet një KLP e kapur dhe organe që ngrihen prej saj gjithashtu të kapura', shkruan drejtuesi i lartë i LSI.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Keshilli i Larte i Prokurorise me integritet shume te ulet dhe ne funksion te kapjes !!!

KLP integriteti teper te ulet te cilit njihet publikisht,sepse pjesa dermuese e anetareve te tij jane kontestuar nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit si pa integritet dhe jo vetem nga ONM,megjithate vazhdon te marre vendime.

Ecja ne kete rruge eshte ne funksion te kapjes nga kryeministri per te mbyllur aferat e pafund te tij dhe qeverise se tij, ndaj i duhet nje KLP e kapur dhe organe qe ngrihen prej saj gjithashtu te kapura.

Keshilli i Larte i Prokurorise, megjithese ligji i mundesonte konstituimin,por i pengonte veprime te tjera, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet perkatese,po vazhdon ne rrugen e paligjshmerise.

Dispozita,që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisësë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

Pra ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet, dhe nuk ekziston asnjë rregull se cfarë të drejtash ka KLP dhe cfarë aktesh nënligjore mund të vendose.

KLP nuk ka asnje te drejte te interpretoje ligjet pai kjo eshte nje e drejte vetem e Gjykates Kushtetuese si edhe nuk mund te marre pushtetin e Parlamentit i cili eshte i vetmi qe mund te miratoje ligje.

KLP ndalu me paligjshmerine dhe kapjen!!!

Asnje alibi nuk mund te justifikoje paligjshmerine dhe kapjen qofte kjo e shkruar ne shqip apo anglisht...

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Drejtesi07/01/2019 15:03

    KLP eshte nje farse ashtu vetingu ne drejtesi per te kapur drejtesine e cila eshte sponsorizuar nga Xhorxh Sorros me qellim vjedhjen e pasurive te ketij vendi dhe vjedhjen dhe grabitjen e djerses se shqiptareve nepermjet veglave te tij qe ka ne shqiperi si nga ana politike qe eshte Edi Rama Erjon veliaj dhe shume ushtare te tjere qe ka ne politike dhe nga e djathta bashke me shoqerine civile dhe prokuroret dhe gjyqtaret qe gjoja do te bejne drejtesi.Por mos harojne se cdo kush qe ka marre pjese ne kete krim nderkombetare ndaj shqiperise dhe shqiptareve do te pergjigjen si para ZOTIT ashtu edhe para drejtesise shqiptare ashtu dhe nderkombetare per genocid dhe shkatrim ndaj nje kombi me pasoja te medha sipas pergjegjesise.ZOTI VONON POR NUK HARRON DHE GJITHE NJERZIT JANE TE VDEKSHEM .PRANDAJ DHE LIRIA NUK VDES KURRE.

    Shto koment

    Denonco