VIDEO/ Studentët me këngë: Koka në Stamboll, trupi në Janinë, të shtrinë Edi Rama, të shtrinë!

VIDEO/ Studentët me këngë: Koka në Stamboll, trupi në Janinë, të shtrinë Edi Rama, të shtrinë!

11:07, 07/01/2019
A+ Aa A-

Studentët protestues të  universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit i janë drejtuar Tiranës me autobuzë për t’iu bashkuar shokëve të tyre përpara Kryeministrisë.

Sikurse shihet në një video të publikuar prej tyre, ata kanë përshtatur vargjet e një kënge shumë popullore për t’i dërguar një mesazh  të pastër Kryeministrit, largimin e tij nga posti.

Koka në Stamboll,

Trupi në Janinë,  

Të shtrinë Edi Rama, more,

O Edi Rama, të shtrinë! - thonë vargjet e tyre.

Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, bashkë me këtë shënim:“Grevë e përgjithshme e studentëve të Shqipërisë! Universiteti i Elbasanit në protestë dhe grevë! Lexoni mesazhin e studentit dixhital!” – shkruan ish-kryeministri.

"Jam student në Elbasan. Sot studentët e Elbasanit do të jenë në protestë dhe bojkot përkundër kërcënimeve të shumta, që po u vijnë studentëve dhe pedagogëve. Doja t’ju vija në dijeni për këtë gjë. Ju faleminderit dhe ju përshëndes.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

nese07/01/2019 14:55

nese koka ne stamboll dhe koka ne janine atija i ruani b... ahere!

cuf dabjoni07/01/2019 11:39

thojuni studentave ta ndryshojne nje cike kengen............koka ne Stamboll trupi ne Surrel...

Shto koment

Denonco