VIDEO/ Protesta te “Astir”-i, deputeti Balliu: Po soset durimi, PD mbështet çdo vendimmarrje të banorëve

VIDEO/ Protesta te “Astir”-i, deputeti Balliu: Po soset durimi, PD mbështet çdo vendimmarrje të banorëve

20:15, 02/01/2019
A+ Aa A-

Në mbështetje të protestës së banorëve të “Astir”-it, ka qenë sot sërish, edhe deputeti demokrat, Klevis Balliu.

“Tashmë po soset durimi i banorëve.

Nëse qeveria nuk ndalet atëherë protesta e banorëve të Astirit dhe të gjithë atyre që i mbështesin do të përshkallëzohet”, u shpreh deputeti Balliu.

Ai deklaroi se Partia Demokratike do të mbështesë çdo vendimmarrje të banorëve të “Astir”-it, kur u pyet lidhur me paralajmërimin e tyre për ngritjen e një çadre dhe futjen në grevë urie.

“Menaxhimi dhe organizimi i protestës është i banorëve, por unë mund të them që cila do qoftë vendimmarrja e tyre, Partia Demokratike do ta mbështesë. Përshkallëzimet e protestës janë më se të pritshme nëse qeveria nuk stepet dhe nuk tërhiqet nga afera korruptive që po bëhet këtu”, u shpreh deputeti i PD.

Në ditën e tyre të protestës për Vitin e Ri 2019, Balliu tha se prioriteti i vetëm i çdo qytetari shqiptar është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe dalja e tij para drejtësisë.

“Demokratë dhe socialistë të hapin sytë dhe të shohin se çfarë po ndodh në Shqipëri, sesi ky projekt po vidhet. Ti themi jo kësaj diktature mafioze, ta shporrim këtë njeri njëherë e mirë. Rama të largohet urgjentisht, të dalë para drejtësisë, të shkojë atje ku e ka vendin, në burg. Nëse këta banorë nuk do të kishin rezistuar, shtëpitë e tyre do të ishin shembur. Nuk kam asnjë dyshim që banorët e Unazës do ta fitojnë këtë kauzë. Sikundër jam i sigurt që të gjithë qytetarët shqiptarë do ta fitojnë kauzën kundër qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me paratë e drogës”, u shpreh Klevis Balliu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco