Denoncimi/ Ja sa para duhet të paguash që të jesh i pari në portale e qeverisë

Denoncimi/ Ja sa para duhet të paguash që të jesh i pari në portale e qeverisë

15:34, 02/01/2019
A+ Aa A-

Denoncimet e qytetarëve ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të lartë të Rilindjes vijojnë të rriten çdo ditë e më shumë.

Kryeministri Edi Rama promovoi gjatë vitit të kaluar portalet qeveritare si një mundësi e mirë punësimi, po që në fakt ato kanë rezultuar si një mundësi e madhe korrupsioni. Në mesazhet e tyre qytetarët kanë denoncuar se si në portalet qeveritare renditja ndryshon në bazë të miqësisë dhe parasë që hidhet. Denoncimi i bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, tregon qartë se si korrupsioni vijon të lulëzojë në periudhën e ‘Rilindjes’.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:

Portalet si kurthe mashtrimi!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.Sali Berisha

Dua te bej nje denoncim dhe ju lutem publikojeni!Po behen afro tre here qe do konkuroj ne portali i indermjereve per tu punesuar ne Korce!Jam nje student me mesatare rreth 7 dhe gjithmone dal nga fundi.A thua si Z.Berisha?Po ja ta shpjegoj une:

Qe te dalesh ne fillim te listes dhe me shume pike duhet te jesh se pari me PS,se dyti duhet te vesh te takosh drejtorin e Spitalit Ardit Konomi ti vertetosh qe je me PS qe te telefonoje ne Ministri te te rritin piket ne dosje,

Se treti duhet te kalosh nga Drejtori i Shendetit Publik Mikel Ligori ti tregosh qe je me Ps po dhe po dhe nje 500 E kalon direkt ne te parat.E pastaj vijne ata te Portalit dhe na vendosin sipas rradhes!Ky eshte portali i ndrikull Ogertes!Zoti Berisha jemi bere te ikim naten jo diten nga ky vend!

Anonim ju lutem

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri02/01/2019 15:40

Dhe te huajte rrine shohin duke ngrene kokoshka

Shto koment

Denonco