Heronjtë 'anonimë' që nderuan shqiptarinë gjatë vitit 2018!

Heronjtë 'anonimë' që nderuan shqiptarinë gjatë vitit 2018!

11:45, 02/01/2019
A+ Aa A-

Viti 2018 nuk ishte vetëm “i zi”, për shqiptarët. Ai mund të konsiderohet të paktën si vit i shquar për ata shqiptarë “anonim”, të cilët u shndërruan në heronj brenda dhe jashtë vendit, me veprat e tyre humaniste të guximshme.

Që nga Fidan Bejtja që u shpall në Suedi si “engjëlli mbrojtës” i 20 fëmijëve që i shpëtoi nga një masakër me thikë, e deri tek Ardimir Murat, fieraku që shpëtoi dy binjake të mitura të cilat nëna e tyre po tentonte t'i mbyste.

Ja rastet më të bujshme që janë bërë ndërkohë edhe historitë më të lexuara në mediat e vendeve ku kanë ndodhur.

Serxhio Guri, 23-vjeçari që birësoi vogëlushin me sindromën “down”.

Një histori e jashtëzakonshme kjo e Serxhio Gurit, që të bën të kuptosh se humanizmi dhe shpirti njerëzor nuk ka vdekur ende mes shqiptarëve. Serxhio është një 23 vjeçar nga Shkodra, i cili së bashku me bashkëshorten e tij morri një vendim, që pakkujt i shkon edhe nëpër mend, që ta kryejë.

Edhe pse me të ardhura modeste, 23- vjeçari ka birësuar bashkë me familjen  e tij, një fëmijë special të cilin prindërit e tij biologjikë e lanë në maternitet, sapo zbuluan se ishte me sindromën down. Domeniku, ose Dominushi, siç i thërret ai me përkëdheli vogëlushit 9 vjeçar, është tashmë pjesë e pandarë e jetës dhe familjes Guri.

Fotoja më poshtë e familjes Guri:

Image

Fidan Bejta, “engjëlli mbrojtës”, që shpëtoi 20 fëmijë nga sulmi me thikë, hero i vitit në Suedi.

Shqiptari nga Kosova, Fidan Bejta, u shpallet “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Ky vlerësim i madh i madh për 29-vjeçarin që ju akordua nga autoritet  titullin, “Engjëlli mbrojtës”, erdhi pasi ai me një guxim të pashoq shpëtoi nga një sulm me thikë 20 fëmijë. Bejtja ndërhyri në një moment deciziv shpëtuar fëmijët, teksa ata luanin në një shesh lojërash, ndërkohë që një grua i ndiqte ata me thikë në dorë. Fotoja në vijim.

Image

Ardimir Murati, “Engjëlli shpëtimtar” i dy vajzave binjake në Fier

Në fillim të muajit Gush të vitit që shkoi,  42- vjeçarja Rudina Kishta që bashkëjetonte në fshatin Grecalli me shtetasin Ardian Gjini, pasi i dogji banesën këtij të fundit, ndërmori një tjetër akt esktrem. Ajo shkoi në Lumin Seman dhe hodhi aty dy vajzat binjake, me qëllim për ti mbytur.  Por ka qenë Ardimir Murataj, i cili po peshkonte aty afër që bashkë me një tjetër shtetas u hodhën në ujë dhe shpëtuan dy vajzat e mitura nga një vdekje e sigurt, që po ju vinte nga duart e nënës së tyre. Murati, në foto me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashin.

Image

Muharrem Behrami, hero në Austri

Muharrem Behrami nga Podujeva, i cili punon dhe vepron në Linz të Austrisë, është bërë hero i vitit 2018 në këtë shtet, në këtë fundvit, Behrami ka ndërhyrë në kohën e duhur, për të shpëtuar një 14-vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak. Behrami së bashku me zjarrfikësit dhe policinë austriake, e shpëtuan 14-vjeçarin nga një rrezik vdekje i sigurtë nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë. Në foto, Behrami, në vendin ku gjeti fëmijën.

Image

Florim Shehu, shpëtoi nga përmbytja dy familje në Francë

Në fillim të muajit Qershor, 33-vjeçari nga Kosova, Florim Shehu, është bërë lajm “i bujshëm” në mediat franceze. Dy familje franceze u shpëtuan nga Florimi, ndërkohë që  kishin mbetur të ngujuara nga përmbytjet si pasojë e një stuhie shiu që kishte pushtuar qytetin Change. Shiu i dendur, brenda pak minutash përmbyti shumë shtëpi dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme. Florimi, i cili ka tre vjet e gjysmë që banon në këtë qytet francez, shpëtojë një grua dhe dy fëmijët e saj dhe i strehoi më pas apartamentin e tij. Në foton poshtë, Florim Shehu.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco