Edhe në ditën e parë të vitit, banorët e Astirit protestë në mbrojtje të shtëpive të tyre

Edhe në ditën e parë të vitit, banorët e Astirit protestë në mbrojtje të shtëpive të tyre

17:48, 01/01/2019
A+ Aa A-

Në ditën e parë të Vitit të Ri 2019, banorët e Astrit sërish kanë protestuar, tashmë prej 59 ditësh pa ndërprerje kundër prishjes së banesave të tyre. Banorët e Astirt nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblimin në vlerë 100% të pronës së tyre, por edhe anulimin e të gjithë projektit.

Ata shprehen se janë në rrugë kur duhet të ishin në shtëpi për të festuar dhe kjo ndodh për shkak të politikës së korruptuar.

Në mbështetje të banorëve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i cili deklaroi se protesta e banorëve do të vijojë deri me anulimin e projektit.

Sipas tij qeveria nuk ka opsion tjetër, ndërkohë që shtoi se ky regjim diktatorial duhe të rrëzohet me çdo kusht.

“Ka ardhur koha dhe është viti 2019 që me energjinë e këtyre qyetarëve, çdo qyetar në Shqipëri ti bashkohet Unazës së Re dhe të shkonjë tek Kryeministria që ta nxjerrin Edi Ramën para drejtësisë. Nëse kjo qeveri vazhdon me harbutëri dhe arrogancë qytetarët do ti japin aty atë që mertojnë. Pushtetet diktartoriale si kjo duhet të rrëzohen me çdo lloj forme. Çdo qyetar shqiptarë është gati të sakrifikojë gjithshka që ti ktheje vendit legjitimitetin. Qytetarët e bashkuar do të arrijnë që të mposhtin regjimin diktatroral të Edi Ramës. Protesta do të vijojë deri në anulimin e projektit. Nuk ka opsion tjetër për qverinë veçse të anulojë projektin. Çdo ditë rezistenca e tyre rritet po ashtu dhe kredibiliteti i tyre.”– u shpreh Balliu.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    EMIGRANTUS01/01/2019 21:04

    Qeverite marrin pshtetin me ane te VOTES.....e cila jepet në bazë te premtimeve elektorale................POOOOR............kur qeveria nuk u permbahet premtimeve....dhe aq me keq bën të kundërtën e premtimeve....eshte nje DOMOSDOSHMERI PROTESTA....Kështu duhet....perndryshe vendi kalon ne DIKTATURE....PUSHTETARET DUHET TE KENË FRIKË NGA POPULLI....NUK KANE LINDUR PER TE SUNDUAR....POR VIJNE NE PUSHTET PER TER SHERBYER...........

    Shto koment

    Denonco