Në 2018 me dhjetra protesta kundër qeverisë, detajet…

Në 2018 me dhjetra protesta kundër qeverisë, detajet…

17:19, 01/01/2019
A+ Aa A-

2018, nuk ka qenë një vit i lehtë për qeverinë Rama. Të shumtë ishin qytetarët qe kanë zgjedhur protestat si një mënyrë për të adresuar kauzat e tyre ndaj qeverisë. Tubimi i parë për vitin 2018 nisi në muajin janar në Fier kundër ndërtimit të inceneratorit. 

Në muajin shkurt, një grup i shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë dolën para Kryeministrisë për të protestuar kundër marrëveshjes së detit mes Tiranës dhe Athinës.

Por pothuajse pas një viti ende nuk ka një pakt detar të bërë publik.

Tashmë do jetë edhe më e vështirë, pasi dy ministrat Bushati dhe Kotzias, përgjegjës për këtë marrëveshje, nuk janë më në kabinetet qeveritare. 

Vendosja e taksës për Rrugën e Kombit në mujin mars detyroi banorët e Kukësit të ngrihen në protestë kundër tarifave.

Kjo demonstratë e qytetarëve u shoqërua me dhunë, madje u dogjën edhe sportelet, të cilat do të mblidhnin taksën nga drejtuesit e automjeteve.

Si pasojë disa prej protestuesve u ndaluan dhe u dënuan me gjobë ose burgim.

Por pavarësisht pakënaqësive, taksa e Rrugës së Kombit nuk u hoq nga qeveria, por vetëm u reduktua në 100 lekë për banorët e zonës. 

PD publikoi një audiopërgjim, për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm , Fatmir Xhafaj, i cili akuzohej për trafikim të lëndeve narkotike. Të rinjtë e forumeve partiake protestuan për disa ditë në muajin maj para Ministrisë së Brendshme.

Ministri Xhafaj dha dorëheqjen nga posti, muaji më vonë, ndërsa Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin. 

Në qershor për ditë më radhë Aleanca Kundër Prishjes së Teatrit protestoi kundër projektit të Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës për prishjen e godinës së vjetër.

Por pavarësisht rezistencës, ligji i miratuar nga mazhoranca i hapi rrugë ndërtimit të një teatri të ri. 

Në korrik dhe gusht u protestua nga mbrojtësit e ambjentit dhe banorët e zonës kundër shafarosjes së pyllit në Bulqizë si dhe kundër ndërtimit të HEC-eve private në Vlorë. 

Shtatori përfshiu Elbasanin, Shkodrën dhe Valbonën në protesta kundër shkaktërrimit të lumit, kundër kriminalitetit në qytetin verior si dhe për hapjen e shkollës në Elbasan. 

Dhuna e ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja ndaj ish të dashurës së tij indinjoi opinionin publik gjatë tetorit dhe doli për të protestuar para Krymenistrisë kundër pandëshkueshmërisë së njerëzve të veshur me pushtet.

Në fundvit Rexhep Rrahja u la i lirë me kusht nga Gjykata e Krujës. 

Projekti për ndërtimin e Unazës së Re nxori në rrugë banorët e Astirit kundër prishjes së banesave të tyre. Kjo protestë është mbështetur edhe nga PD, e cila vijon çdo ditë që nga muaji nëntor. 

Por protesta që mund të themi që solli edhe rezultate është ajo e studentëve, që protestuan për 17 ditë më radhë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë për plotëësimin e 8 kërkesave.

Pas kësaj protestë Edi Rama largoi Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, dhe ka ngritur një grup pune për Paktin e Universiteti, i cili sipas Kryeministrit i jep përgjigje kërkesave të studentëve.

Tubimi i studentëve solli një efekt domino në rrethe. Durrësi, Shkodra  dhe Kavaja tubuan kundër taksave të biznesit dhe çmimit të karburanteve.

Por gjatë ditëve të fundit të vitit, Diaspora ka protestuar para selisë së Qeverisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco