Ku është CV e Ministrit të Jashtëm? Rama fyen gazetarët: Cakaj ka lexuar më shumë libra se të gjithë ju

Ku është CV e Ministrit të Jashtëm? Rama fyen gazetarët: Cakaj ka lexuar më shumë libra se të gjithë ju

14:13, 31/12/2018
A+ Aa A-

Gjatë një konference me gazetarët kryeministri Edi Rama përmendi edhe ministrin e ri të Jashtëm, Gent Cakajn. Rama u shpreh se ky i fundit është një njeri shumë pranë vizionit të qeverisë.

Por Rama nuk i shpëtoi pyetjes së një gazetari.  Kryeministri u pyet se a do të ishte më mirë që këtë post ta merrte vetë kryeministri, duke ndjekur shembullin e homologut të tij grek si dhe po ashtu edhe për CV-në e ministrit të ri e cila sipas gazetarit nuk figuronte askund duke ia kërkuar kryeministrit që t’ja tregonte. Kryeministri u përgjigj duke thënë se Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë nga të gjithë bashkë gazetarët që ndodhen në sallë.

“Gent Caka do të tregojë CV-në sapo të dekretohet në postin e ministrin. Neveris çdokënd që nenvizon “kosovarin” si arsye për të kontestuar zgjedhjen. Është vendosur ministër për atë që ai përfaqëson si një nga njerëzit më të ditur që kam njohur në jetën time. Një djalë që është shumë pranë vizionit, programit dhe mënyrës së të parit të gjërave me familjen tonë politike.  Moshën do të diskutojmë? Nuk mendoj se ky është një moment për këtë.

Ka patur ministra të jashtëm në vende të tjera me shumë më tepër pëshë në botë edhe më të rinj se ai. Zgjedhja është bërë më meritë dhe aftësi. Nga ana tjetër, Bushati është ministri më i mirë që kemi patur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në periudhën e demokracisë. Aman mo, kemi patur Aldo Bumçin si ministër të jashtëm i cili nuk ka bërë asgjë për politikën e jashtme, nuk ka nxitur asnjë debat të jashtëm që të përfaqësonte shtetin shqiptar. Kush nga ju foli për këtë (?) Askush!”, u tha Rama gazetarëve.

Rama tha më tej për ministrin e jashtëm: “Është një zgjedhje për meritë. Se ka lindur në Prishtinë nuk duhet ta shohim si diversant. Çfarë problemi ka? Përkundrazi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli03/01/2019 23:21

Gjeti ato gazetarë të trembur nga pronarët e tyre, se po të kishin qenë studentët e ti kishte ofenduar ashtu, do ti përvisheshin Ramës e ta bënin për ujë të ftohtë.. Nga e ditkërka Rama se ai djali që ja ka rekomanduar Beton Haxhiu për ministër, ka lexuar njëqindfish më shumë libra se të gjithë gazetarët që kishte përballë ?

Arber02/01/2019 08:22

Ku i paska lexuar aq shume libra. I mezi flet shqip, anglisht po skandal, kurse italisht u pa se nuk ja kishte idene. I bie qe "gjithe ato libra" ti kete lexuar Sebisht.

mondi31/12/2018 19:28

EDHE HODO ALLAMANI, JA FUTI MICO GRENCIT DHE KOMISAR RRAPO JA NDALOI LIBRAT

qytetar31/12/2018 16:07

Nuk kam dëgjuar asnjë gazetar shqiptar që ta paragjykojë ministrin e jashtëm të përzgjedhur nga Rama, se është "kosovar" apo se është "i ri", ndonëse edhe mund të ketë baza dyshimi se i përzgjedhuri prej tij, sado të ketë "lexuar shumë libra" siç thotë Rama, derisa Shqipërinë e njeh nga larg e nuk ka asnjë eksperiencë dipllomatike, nuk ishte koha të përzgjidhej në prag të proçesit të integrimit në BE. E vetmja gazetë që e cilësonte ate bile si "serb", është gazeta enveriste Dita, një nga gazetat më të zellëshme për të mbrojtur "familjen politike" socialiste e Edi Ramën.. Edhe Ditmir Sul Bushati, ishte një ministër në moshë të re e i arsimuar në shkolla prestigjioze, por pikërisht atëhere kur filloi të krijojë eksperiencën e duhur për këtë detyrë, pas 5 vitesh, e flaku tej si leckë, pa skjaruar publikisht se cilat ishin gabimet e tij. Bushati ishte një përzgjedhje e gabuar për faktin se ate nuk e dëgjuam asnjëherë të kërkonte ndjesë për babain e tij funksionar të lartë të PPSH. Ka të dhëna se ky djali që Rama na e bëri ministër të jashtëm, konsiderohet si bir i adoptuar i Baton Haxhiut, këshilltarit të kryeministrit. Në opinionin publik të shqiptarëve të Kosovës, Batoni shihet me shumë dyshim për lidhjet e tij të herëshme me serbët, e ndër të paktët persona publikë në Kosovë që mbështesin marëveshjen e trios Thaçi-Vuçiç-Rama..

rapa31/12/2018 15:19

hajvon ti hajvon kush te vuni je krric katuni

Korabi31/12/2018 15:10

Ka merit bashke me Baton udebashin se ka sjellur millin e skadur nga serbia.

loran shehu31/12/2018 14:56

ky Calaj esht nje koqe kanari qe de ka shokun

Shto koment

Denonco