'Rama përmbysi qeverinë para se të largohet vetë'

'Rama përmbysi qeverinë para se të largohet vetë'

16:12, 28/12/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ndryshimet në qeveri të bëra nga Edi Rama.

Me një status në Facebook, ish-kryeministri shkruan se Rama bëri ndryshimet qeverisëse para se të ikë vetë në azil.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Edvini përmbys qeverinë para largimit te vet për azil politik!

Te dashur miq, sot kreu i krimit te organizuar dhe mafies shtetërore me te rrezikshme te Europes para largimit për azil politik përmbysi qeverinë e tij.

Për narkoministrat  qe u larguan për shumicën dërmuese te tyre me tre fjale mund te thuhet:

Erdhën, vodhën, ikën!

Midis tyre kishte përfaqësues te klaneve kriminale mafioze me te rrezikshme te Shkodres, Korçës, Elbasanit si dhe hajna te kalibrit botëror, tradhtare qe shiten 2000 km det Greqisë si Niko Peleshi, Ditzi Bushati, Dam Gjiknuri, hajna te kalibrit botëror si Gjiknuri, Ahmetaj, ndrikulla te cilat me paratë e taksapaguesve ndërtuan vila luksoze apo lumturuan vehten dhe vellaun e tyre etj, etj si Nikolla dhe Kumbara, Felaj (te cilës për gjobat qe priste i mori burrin peng mafia).

Zëvendësuesit, qe se shpejti do e percjellin Ramen gjer ne aeroport per ne azil politik, gjendet armiku i eger i studenteve qe kerkoi perdorimin e dhunes dhe FNSH kunder tyre, avokati i fuqishem i trafikut te droges dhe korrupsioni te Karavastase, Erion Braçe; Kumbar Shalsi, famoz per pohimin e tij se “do te vjedhim me lezet”;

burri apo bashkjetuesi i gruas se dyte te Rames, Delina, i lidhur si mishi me thoin me grupet kriminale te Gjirokastres dhe Tepelenes, Çuçi;

ndrikull Belinda, e denoncuar per afera korruptive;

perfaqesuesi i kryeargatit Baton Haxhia ne ministrin e jashtem, autor i deklaratave skandaloze dhe duket idhtar i coptimit te Kosoves, Caka;

Ndrikull Spiropali, famoze per pasurite perrallore qe ka vene ne dogana, mori shperblimin nga Skenderbuçi i saj;

ndrikulla e financave Dena eshte kryemikesha dhe emertese e vet Linda Rames, nuk ka nevoje per komente si dhe ndrikulla te tjera.

Shkurt, ky eshte kabineti i kapitullimit apo i funeralit politik te Kallam Deshtakut para largimit te tij nga Shqiperia! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korcarii28/12/2018 18:52

Te.lumte.goja.i.madhi.sali.berisha.vdekie.komunistave

t28/12/2018 17:21

Erdhen,vodhen,iken,ka funksionuar deri tani dhe do vazhdoje te funksionoje pa sjelle asnje ndryshim nqs nuk do kete edhe ndeshkim

Shto koment

Denonco