Unaza e Re, Rama shemb shtëpitë që të ndërtojë trafikanti i drogës Mond Bego

Unaza e Re, Rama shemb shtëpitë që të ndërtojë trafikanti i drogës Mond Bego

14:08, 19/12/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka zbuluar sot misterin e dëbimit të mijëra banorëve nga Unaza e Re me dokumenta: ndërtimin  e një projekti rezidencial luksoz nga trafikanti i drogës Edmond Bego, me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi publikuan dokumentat e skandalit të ri të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt me Unazën e Re dhe shtratin e lumit Lana.

Kompania "Alsion Albania" e trafikantit Edmond Bego do të ndërtojë tek ish-serat një projekt me vlerë 60 milionë euro. Vendndodhja është buzë Unazës së Madhe dhe parashikohet ndërtimi i një projekti rezidencial luksoz.

Rama dhe Veliaj kanë parashikuar ndërtimin e projektit luksoz dhe devijuar Lanën për Edmond Begon. Ndaj kanë vendosur dëbimin e familjeve.

Kjo është zona e ish-serave dhe plani urbanistik. Bëhet fjalë për zonën e ish-serave e privatizuar me firmën e Arben Ahmetajt.

    Plani Rama-Veliaj ndryshoi projektin për sistemin e Lanës, pasi trafikanti i drogës Edmond Bego ka plan të ndërtojë projektin rezidencial luksoz.

    Jorida Tabaku e konsideroi një skandal, këtë që po ndodh, ndërsa Gazment Bardhi theksoi se kjo është një provë e qartë se po pastrohen para dhe se në Tiranë, ndërtimi po përdoret për pastrimin e parave.

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco