Historia e dhimbshme/ Studentja që u përball me Ramën përloti gazetaren, do ju....

Historia e dhimbshme/ Studentja që u përball me Ramën përloti gazetaren, do ju....

13:55, 19/12/2018
A+ Aa A-

E fortë, e guximeshme dhe emocionuese. Kjo është Ardisa Çobo studentja e Infermierisë, e cila u përball me kryeministrin Edi Rama në Vlorë, por me historinë e saj përloti edhe gazetaren.

Në një intervistë për OraNews, studentja tregoi arsyet e saj të forta përse u bë pjesë e kësaj proteste. Ajo tregon se është në vitin e tretë dhe nuk proteston për veten e saj, por për të tjerët që do vijnë pas saj.

Ardisa mes emocioneve, e përlotur, por edhe e fortë për të mos treguar dobësinë e saj solli shembullin e kushërirës së saj, e cila nuk ka mundësi të vazhdojë studimet e larta.

Ardisa Çobo: Rasti im konkret që jam ngritur që ditën e parë. Vajza e xhaxhait tim, babain e ka të sëmurë, invalid dhe merr një pension qesharak prej 45 mijë lekësh, ndërsa ilaçet i kushtojnë se 700 euro. Tani ajo vajzë nuk e ëndërron të vijë në këtë universitet. Nuk ka të drejtë sepse nuk ka mundësi. I punon vetëm nëna. Si mund të vijë ajo këtu. Kush do ta mbështeti atë vajzë? Unë do  ta mbështes? Unë nuk po bëj dot shkollën time. Si do ta ndihmoj unë atë? Apo ta shikoj ta martojnë e të bëjë fëmijë, të mbylli jetën e saj aty?

Ajo thotë se është në përfundim të Bachelorit, ndërsa për të vazhduar masterin do të punojë një vit, pasi nuk ka mundësi financiare.

Ardisa Çobo:  Punon vetëm babai. Jemi tre fëmijë. Prindërit e mi janë në një moshë që nuk kanë më fuqi të punojnë. Na rritën, na sollën deri këtu tani duhet të jem unë e aftë të bëj diçka për veten time.

Studentja është e pakënaqur me studentët e Vlorës. Thotë se janë të politizuar dhe kanë frikë të dalin.  Ndërsa thekson se Universiteti i Vlorës është thjesht një fasadë.

Ardisa Çobo:  Unë këtu në Vlorë jam shumë e pakënaqur. Studentët kanë pasur frikë, shumë këtu në Vlorë janë të përfshirë në politike, prandaj nuk ngrihen. Këtu nuk funksionin asgjë, mos shikoni kështu të bukur nga jashtë. Është fasadë. Nuk ka ngrohje, tarifat deri diku të larta, kryesisht ato të masterit. Familja ime për momentin nuk e përballon dot masterin tim. Unë mendoj të punoj një vit, pastaj të vazhdoj masterin. 

Ajo kishte edhe nje mesazh për politikën:

Ardisa Çobo:  Përpiquni, bëni punë tuaj, përpiquni, bëni për vendin tuaj, përpiquni, bëni për ne. Në fund të fundit do të jemi ne ata që do të jemi në vendin tuaj dhe jam shumë e sigurt që  do të dëshironit që ne të bënim për ju.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tafa21/12/2018 23:41

Ardisa pse po behesh viktim e Horrav delet qe rrin bashk si gjen gje ik me tufen se te han ujqit, i bet kerkesat por tash bene nje lidership studentor se jo Rama po as enver hoxha skish mujt me jav zgjedh ket problem jepi pra ik te tufa.

Pellumb Pipero19/12/2018 17:33

Ardisa pershendetje, te lutem me konsidero dhe mua brenda zerit tend, brenda dhimbjes tende, brenda dhimbjes tuaj dhe mijra studenteve te tjere qe sot nuk protestojne por "ulerasin" ne kufijte e skajshem te dhimbjes ndaj nje qeverie qe nuk i degjon dhe ndaj nje vendi qe nuk i mban dot por i degdis rrugeve te botes duke lene veten pa driten e syve, pa ju, pa trurin, pa te nesermen. Mjer ne perballe nje qeverie qorre dhe te shurdher para kerkesave tuaja, para nje KM qe sheh por nuk degjon, dhe para e ne krah te nje populli ne dukje inferior, ne brendi gati te plase, dhe ne veprim indiferent; duke ju lene vetem ne mes te rruges e perballe godines shurdhe te KM. Do te deshiroja shume qe krahas shume vesheve dhe syve te tjere te jepja dhe une kontributin tim per punesimin tend pas perfundimit te studimeve bachelor, ndersa per vajzen e xhaxhait tuaj do te inkurajoja edhe shume kolege te tjere te kontribuonim per te vazhduar studimet e larta edhe pse jane me tarifa te larta. ju pershendes dhe inkurajoj per perkrahjen duke qene shume i sigurt se KM yne nuk do ju kete mare inat, dhe ndonje servil per tu dukur te mos guxoje t'ju beje keq. suksese ne mesime!

Shto koment

Denonco