Kërcënohen  nga 'të fortët' e Elbasanit, studentët protestues/Incidenti

Kërcënohen nga 'të fortët' e Elbasanit, studentët protestues/Incidenti

12:57, 19/12/2018
A+ Aa A-

Kanë nisur kërcënimet e studenteve në Elbasan që janë bëre pjese e protestës prej 15 ditësh. Teksa kanë qenë duke zhvilluar një takim të mbyllur pa pranine e medias mbi ecurinë e protestës, studentët kane konstatuar që nje vajzë me Iphone X ka qenë duke i filmuar.

Në këtë moment studentet kanë nisur t'i kërkojnë llogari, ndërsa vajza ka fshehur telefonin e shtrenjtë, duke nxjerre një tjetër.

Pasi e kanë nxjerrë nga takimi, nuk ka kaluar me shumë se 10 minuta kur vajza e infiltruar është shfaqur sërish në auditor, këtë herë e shoqëruar nga “dy te fortë” .

Sipas denoncimit, dy personat në fjalë kanë nisur të kërcënojnë studentët hapur, madje disa prej tyre i kanë detyruar t'i kërkojnë ndjesë.

"Si ka mundësi, -  shprehet denoncuesja, - këta persona u lanë të hyjnë nga rojet. Ne kemi frikë se çfarë mund të ndodhë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco