‘Vlora, Vlora, bjeri moj të lumtë dora!’, ish-kryebashkiaku i natës tallet keq me Ramën

‘Vlora, Vlora, bjeri moj të lumtë dora!’, ish-kryebashkiaku i natës tallet keq me Ramën

12:59, 19/12/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të Vlorës, por nuk është mirëpritur nga një pjesë e madhe e studentëve.

Studentët në grup kanë braktisur sallën, ndërkohë që u shprehën se ato që janë brenda në takim janë FRESSH-istë.

Për këtë ish-kryebashkiaku i natës Briken Fejzullahu me anë të një psotimi në rrjetet sociale ka ironizuar me takimin e kryeministrit, ku shkruan se është katandisur si një dështak qesharak.

'Kështu si je katandisur o dështaku qesharak, nuk do jetë e largët dita, kur do të të zbythin edhe nga bunkeri yt në Surrel.

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora 

Bjeri moj të lumtë dora!'- shkruan Fejzullahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco