VIDEO/ Shikoni se çfarë i'u premtonte Rama studentëve në 2013…

VIDEO/ Shikoni se çfarë i'u premtonte Rama studentëve në 2013…

11:46, 19/12/2018
A+ Aa A-

Kur sot është përballë një prej situatave më të rënda të mandatit të tij të dytë me arsimin, Edi Rama 5 vite e gjysëm më parë, në fushatën e vitit 2013 premtonte zgjidhje për arsimin e lartë.

Mes shumë premtimeve, Rama kërkoi edhe votën e studentëve duke theksuar se, ata kanë çdo arsye për të votuar, nëse duan të mos jenë të papunë pas përfundimit të studimeve të larta.

“Një student ka arsye që të shkojë të votojë në mënyrë që jeta pas universitetit të mos jetë rreshtim në kolonën e pafundme të të papunëve” – shprehej Rama në një spot elektoral, publikuar nga lapsi.al

Situata sot është krejt ndryshe. Prej 15 ditësh arsimi i lartë në vend është paralizuar. Studentët kanë parashtruar 8 kërkesa dhe kërkojnë plotësimin e tyre të menjëhershëm. Rama i përgjigjet me “Po” në çdo medium, por thekson se duhet dialog.

Ndërkohë që gjatë paradites së sotme një grup studentësh të Vlorës braktisen takimn me kreun e qeverisë duke e akuzar atë se nuk po realizonte kërkesat e studentëve dhe se mashtronte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ZZIK19/12/2018 15:38

Me te pare surratin, te te theme se kush je. Si e ka shendruar pushteti, nga kufome, eshte bere rinoceront, por qe po thuen koken e vet, e pas tije krejt sekti qe perdhunoi nje popull.

Shto koment

Denonco