BE mbledh në Bruksel kryeministrat e Ballkanit, mungon Edi Rama

BE mbledh në Bruksel kryeministrat e Ballkanit, mungon Edi Rama

11:37, 19/12/2018
A+ Aa A-

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Edi Ramës, ndodhen në Bruksel në një takim me Federica Mogherinin, Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv.Kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë.

I munguari i vetëm në këtë takim, është Edi Rama, i cili ka disa ditë që shkon auditor më auditor në përpjekje të dëshpëruara për të frenuar protestat e studentëve shqiptarë, të cilët prej më shumë se dy javësh janë në protesta masive kundër qeverisë.

Në takimin e sotëm në Bruksel, do të diskutohen zhvillimet aktuale në rajon, do të vlerësohet puna e bërë në vitin 2018 dhe parashikimi për vitin e ardhshëm.

Dihet që qeveria e Shqipërisë, në qershor të këtij viti, mori një refuzim të qartë nga BE për hapjen e negociatave. Ndoshta edhe për këtë motiv, Edi Rama e ka ndjerë veten jashtë tematikës së takimit të sotëm në Bruksel, pasi është i vetmi kryetar qeverie i vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk ka se për çfarë progresi të flasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asd19/12/2018 12:14

Rama e quajti europen me dy fytyra kur foli ne Kosove, gjoja si patriot. Shpresoj qe Rama jo vetem mos ftohet por edhe te ndalohet te futet ne EU, si i pafytyre, bukeshkale dhe si njeri qe duhet te jape paraprakisht llogari para popullit shqiptar per demet, vjedhjet e tenderave publike, mashtrime, dhe fyerje publike per te cilat meriton burgun. EU dhe perfaqsuesit e saj e kane perkedhelur kete idiot per ti dhene me shume kredi politike shqiptareve, ndersa i paudhi e ka kuptuar sikur e vleresojne ate individualisht per "idete e vyera" si lider suprem i Ballkanit. Dhe per kete meriton cmendinen.

Shto koment

Denonco