FOTO/ Rama: Kush do të ikë, të largohet! Studentët dalin masivisht nga salla

FOTO/ Rama: Kush do të ikë, të largohet! Studentët dalin masivisht nga salla

11:21, 19/12/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka hyrë në një sallë në Universitetin e Vlorës për të dialoguar me studentët. Njeri prej tyre, student i ekselencës i ka drejtuar një pyetje “retorike” siç e quajti ai, kreut të qeverisë dhe i ka bërë të ditur se do të largohet nga salla.

"Kemi pasur pëlqim për ju, - i tha studenti i ekselencës, që me ironi u prezantua si "mbetës. - Por ju nuk po silleni në mënyrë korrekte. Ju doni dialog dhe në takim përballë ju të mbushni mendjen. Ne kërkesat i kemi paraqitur, duam të dimë "bëhen apo nuk bëhen". Nuk ka dialog këtu! Duam marrëveshje, ne ju kemi votuar, ndaj mos na detyroni që pëlqimin ta kthejmë në urrejtje.

Mos e agravoni më tej situatën. Nëse do ta agravoni pas pushimeve, studentët me PD me PS e LSI do t'ju marrin e do t'ju dërgojnë... E dini vetë ju, ndaj plotësoni kërkesat tona. Duam përgjigje përfundimtare, jepini zgjidhje. Dhe kjo që pyeta ishte retorike, sepse do të dal nga salla.”

Rama ka tentuar ta ndalojë, duke i thënë se duhet të presë edhe përgjigjen, si dhe për një vajzë që e pyeti më parë, por i riu i ka kthyer shpinën dhe i shoqëruar nga dhjetra të tjerë, ka dalë nga takimi.

Rama është dorëzuar para bojkotit masiv të takimit: “Po ç...ç...ç...?!... OK! Kush nuk do të dëgjojë, të largohet! Ok! Dakord! Kush nuk do të dëgjojë, të largohet!”

Studentët dilnin duke lëshuar thirrje protestuese.

Rama: “Ok! Dakord!”

“Turp, turp! – thërrisnin studentët që po iknin.

Rama: “OK! Daaaakoooort!” ndërkohë që vazhdonin thirrjet e protestuesve: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Pamjet nga momenti i bojkotit: 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    refa19/12/2018 11:55

    pse kerkon dialog me zor ky maskara ku eshte hileja apo e din veten te forte ne dialog sepse ben si i forte e si rrugaq qe ste le te flasesh vetem ai mbllacit sikur ka ne goje camcakiz ik e pirdhu sduam rrugaq te na udheheqe

    Shto koment

    Denonco