Vendimi dy ditë më parë,  Ekonomiku: Nuk paguajmë asnjë tarifë pa marrë përgjigje për 8 kërkesat

Vendimi dy ditë më parë, Ekonomiku: Nuk paguajmë asnjë tarifë pa marrë përgjigje për 8 kërkesat

10:13, 19/12/2018
A+ Aa A-

Dy ditë më parë (17 dhjetor) studentët dhe dekanati i Fakultetit të Ekonomikut kanë mbajtur një mbledhje nga e cila kanë dalë me disa vendime.

Nga mbledhja që ka zgjatur gati tre orë studentët kanë dalë me vendim se nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.

Vendimet

1- Mospagimi i tarifave të shkollimit deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.

2- Shtyrjen e sezonit për shkak të situatës së krijuar dhe afatit të procedurave për bursa për studentët e FEUT-së.

3- Transparenca e çdo veprimi financiar të buxhetuar dhe faktit të Fakultetit të Ekonomisë.

4- Me daljen e kuadrit ligjor stafi akademik i FEUT shpreh gatishmërinë për të rivlerësuar cilësinë e portofolit të tyre akademik

5- Vlerësimi i performancës në mësimdhënie nga studentët në fund të çdo semestri dhe kërkimet shkencore të pedagogëve, publikimi i ture online dhe regjistrimi i leksioneve.

6-Rikonstruksioni dhe bërja funksionale e sallave laboratorike.

7- Zerimi i tarifave të brendshme (Listë notash, vërtetimesh) për studentët aktivë

8-Pasurimi i bibliotekës me 150 tituj të rinj për pedagogë dhe studentë brenda 3 muajve

9-Mundësimi i praktikave nga fakulteti për studentët të cilët nuk e sigurojnë dot individualisht.

10- Nisja procedurave për projektin e ndërtimit të Kampusit Universitar bazuar tek premtimet i kryeministrit.

11- Transparenca për procedurat e përzgjedhjes nga programet e Erasmus për pedagogë dhe studentë

12- Nisja e një plani veprimi për plotësimin e kërkesave të studentëve që varen nga dekanati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco