Rama po gënjen/ Kryemadhi: Po nuk ndryshoi buxheti, nuk ulen tarifat

Rama po gënjen/ Kryemadhi: Po nuk ndryshoi buxheti, nuk ulen tarifat

22:39, 18/12/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha sot se tarifat universitare nuk ndryshojnë nëse nuk ndërhyhet në buxhet.

Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, e pyetur nëse duhet të ketë dialog, Kryemadhi e pyetur tha se studentët e dinë se Rama gënjen.

Unë do e them që në fillim që të gjithë thonë që jeni ju pas protestave...

Unë mendoj se pas protestave është çdo shqiptar që ka probleme. Nuk mendoj se të qenurit e një partie politike, por mendoj që akuzat që ngre kryeministri, që gjithmonë do të gjejë një fajtor dhe gjithmonë e gjen fajtorin. Mendon që Monika bën protestat me studentët. Ka probleme dhe ka pakënaqësi me qeverinë.

Por ju keni marrëdhënie të fortë me të rinjtë. Jeni ndikuese dhe ata ju ndjekin...

Nuk gënjej, LSI 80% të elektoratit të saj i ka të rinj. Nuk është çështja se jam ndikuese, se janë 140 mijë studentë në të gjithë Shqipërinë. Pjesa më e madhe e tyre kanë ikur dhe janë emigrantë për shkak të jetës së vështirë ekonomike. Por edhe FRESSHI ka pjesën e tij në protestën e studentëve, pavarësisht se mundohen me mënyrat nga më të ndryshme. Por aty ti shikon të gjitha ngjyrat politike.

Edhe FRESSHI është i përfshirë në protestë?

Absolutisht po. Shiko se të gjithë mendojnë se është protestë partiake. Nuk është protestë partiake, është protestë politike sepse kërkesat janë politike për hir të së vërtetës. Por protestë partiake nuk është. Aty shikon të kapur dorë për dore demokratin me socialistin apo LRI-stin me socialistin.

Pra ju FRESSH-in e shikoni si aleat në këtë protestë të studentëve?

Si strukturë politike ata janë munduar të distancohen pafundësisht, por pjesa më e madhe e tyre kanë qenë. Ata që kanë karta anëtarësie kanë qenë, nuk mund të themi që nuk kanë qenë. Pavarësisht se po të shikosh edhe në debatin e fundit që bëri kryeministri në një nga televizionet, u ngrit njëri i shkreti i revoltuar duke thënë se po na masakrojnë pse kemi ardhur këtu në takim. Po i quanin si spiuna, të cilët ata nuk kishin qenë asnjëherë. Dhe për hir të së vërtetës është kjo sepse vjen si rezultat i mungesës së forcës të një kryeministri, i cili kërkon të bëjë dialog dhe negociata me studentët, por nuk do të dialogojë me njerëzit që janë me probleme. Por do të bëjë siç jemi mësuar të shikojmë gjithmonë në këtë histori shoë-n teatral të tij. Do të bëjë sikur bën debat me njerëz të cilët i kontrollon vetë.

Megjithatë Monika Kryemadhin e ka targetuar mund të thuash. Doktoreshë Mona është emri më përfshirës, dhe duket sikur e ka lënë mbas edhe Lulzim Bashën ...

Nuk është se është ndonjë titull i keq, se edhe doktor Berisha mirë është. Kështu që është titull shumë i mirë dhe kam përshtypjen që bie në kompleksin që ka vetë Rama gjatë gjithë kësaj proteste. Sepse në 5 vite ishte mësuar që fajin t’ia hidhte LSI-së, tepsisë dhe shushunjave, por doli që tepsia dhe shushunja më e madhe ishte vetë Rama. Sepse për hir të së vërtetës, edhe për shkak të, nuk mund të them të paaftësisë, por edhe të mungesave të eksperiencës së partive tona dhe të grupeve tona drejtuese. Ja nxorri bojën lëvizja studentorë Edi Ramës. Domethënë atë që i kanë bërë studentët, demaskimin më të madh që i kanë bërë studentët kryeministrit shqiptar, nuk ia ka bërë në 20 vjet politika shqiptare, për aq vite sa ai ka që është në pushtet. Mjafton të hysh në rrjetet sociale, në çdo status të Facebook-ut të secilit do të gjesh një meme, që përveç se është tallëse me të, por tregon edhe nivelin qesharak që ka rënë kryeministri, që për hir të së vërtetës është fatkeqësi e madhe. Sepse kryeministri i një vendi duhet të jetë integriteti, dinjiteti dhe fytyra e një shteti. Por sot ne kemi arritur që është faqja satirike dhe humoristike e shoqërisë sonë.

Çështja është që Ligji i Arsimit të Lartë, i cili është një nga faktorët e protestës, megjithëse keni pasur rezerva, është votuar nga LSI-ja dhe pa votën tuaj ai ligj nuk do ishte miratuar...

Është e vërtetë. Ne e kemi përgjegjësinë, por të jemi të sinqertë nuk i shmangemi përgjegjësisë tonë, pavarësisht se kemi fjalimet e të gjithë deputetëve. Dhe duhet t’i nxjerrim që ti shikojmë sepse ne kemi një memorie të shkurtër. Edhe ne si politikë, por edhe shoqëria jonë. Sepse hallet që ka Shqipëria janë shumë të mëdha dhe asnjëherë nuk i kthehemi prapa asaj për të bërë analizën e gabimeve tona. Të gjitha fjalimet që janë mbajtur nga grupi i LSI-së kanë qenë kundër ligjit të arsimit të lartë dhe fjala e fundit ka qenë e Kryetarit të Grupit z. Vasili, i cili ka thënë me zemër të thyer po ia japim votat duke pritur me padurim aktet nënligjore të cilat po na premtoni. Pas votimit të këtij ligji, jemi rakorduar në atë kohë dhe PD-ja do ta çonte në Gjykatë Kushtetuese të ankimonte ligjin.

Jeni rakorduar që atëherë me PD-në?

Jemi rakorduar sepse nuk ka asnjë të keqe. Ne atëherë kemi bërë një debat të paparë sepse Ministria e Arsimit thonte që e drejta e votës së studentëve të ishte 5% dhe ne kërkonim 20% si LSI. Dhe u gjet një lloj negocimi në 10%, me përjashtim të kapitullit numër 12 i cili favorizon në mënyrë maksimale universitet private dhe shkatërron universitete publike. Ky ishte kapitulli për të cilin ne kishim rezerva. Pastaj informimi në universitete vinte nëpërmjet akteve nënligjore, që duhet t’i nxirrte Ministria, që ka disa interpelanca rresht të deputetes Kejdi Mehmetaj për Ligjin e Arsimit të Lartë. Dhe mos vajtja në Gjykatë Kushtetuese, ku në njëfarë mënyre kjo ishte dhe arsyeja që ne votuam me një gjysmë zemre, rezultoi që Gjykata Kushtetuese nuk do ishte në favorin e këtij lloj ligji për shkak të kapjes. Sepse ne e dimë që Gjykata Kushtetuese në momente të caktuara administrohet nga qeveria dhe është administruar. Se s’kemi pse gënjejmë dhe krijoi një lloj mbrojtje. Megjithatë me shpresë si gjithmonë, shpresa vdes e fundit, ne mendonin që aktet nënligjore do të krijonin një farë stabiliteti ose funksionimi të ligjit të arsimit të lartë. Janë nxjerrë 41 akte nënligjore, të cilat nuk kanë lidhje fare me Ligjin e Arsimit të Lartë.Ligji nuk është zbatuar fare, nuk ka hyrë fare në funksionim. Nëqoftëse ligji do të kthehej pas, tashmë çdolloj gjëje që do të ndodhi me atë ligj, besimi në sistemin arsimor është shkatërruar dhe vetëm një ulje, jo strategji kombëtare, sepse po shikojmë 27 vjet strategji kombëtare, ku tarifat ulen, harxhohen para, projekte dhe trajnime nëpër hotele, por vetëm krijimi i një strategjie kombëtare ku përfshihen të gjitha palët, pra jo vetëm universitetet, por edhe klasën politike për hir të së vërtetës. Sepse me përfshirjen e klasës politike me të mirat dhe të këqijat e saj, ne nuk mund të kemi një Ligj të Arsimit të Lartë, i cili do ti japi zgjidhje. Më pas vijmë edhe në aspektin tjetër që sot studentët në rrugë, përveç mosfunksionimit të universitete, që funksionojnë si celula më vete në bazë të dekanateve, problemi qëndron te kushtet e vështira që kanë studentët dhe te tarifat e larta që duhet të paguajnë.

Tarifat janë ato që kanë qenë...

Ajo vjen hap pas hapi, sepse tarifat sot nuk i gjejnë studentët në punë, se deri dje studentët punonin në call center. Në qoftë se ne themi që kjo nuk është e vërtetë, kjo është mëse e vërtetë. Me ligjin që u miratua në Itali për mbylljen e call center jashtë vendit, solli mbi 20-30 mijë njerëz që humbën vendin e punës, të cilët merrnin të paktën 500-600 euro në muaj dhe pjesa më e madhe e tyre ishin studentë që flisnin anglisht ose italisht. Kjo çfarë solli? Kjo solli që gjithë ky kontingjent studentësh që qarkullonin paratë, ta linin vështirësinë e tyre te familjet, sepse në fund të ditës ata punonin. Një student që merr 600 euro sa një drejtor në ministri, nuk është pak. Me ato paguante tarifën dhe jetën studentore. Sot këta studentë janë shumë shumë më të varfër se sa kanë qenë para një viti.

Përse në një lëvizje kaq të madhe studentore, që kemi sot një bojkot të plotë të gjitha universiteteve publike, pavarësisht faktit që mund të kemi ndërhyrje nga LSI-ja, nga FRESSH, etj, gjithsesi kjo ishte një lëvizje studentësh që ka ngjitur te të gjithë studentët. Si ka mundësi që opozita e vendit edhe pas një qeverisje 5 vite e gjysëm të Ramës me skandale dhe probleme, nuk futet dhe nuk përfshihet dot në këtë protestë dhe të përfitojë nga interesi publik në këtë histori? Me sa kemi parë ne nga protesta, opozita është po aq e refuzuar sa është edhe qeveria. Pse ndodh kjo?

Kjo nuk është e vërtetë! Ky është perceptimi mediat që është bërë. Rama donte ta kapte protestën e studentëve dhe ta kthente si një lloj bashkëbisedimi, por në momentin që studentët treguan bllok kundër kapjes së kësaj proteste nga politika dhe thirrjet e tyre jo politikë, ishin shumë të qarta dhe në momente të caktuara kërkohej të flitej për neomarksizmin, e prandaj studentët thirrën “jo politikë”. Që atëherë ngeli fjala “jo politikë”, por jo se ishte problemi për të refuzuar. Ky është thelbi i debatit, çështja e “jo politikës”, kur protesta është në thelb më politike se çdo protestë që është bërë të paktën vitet e fundit. Që të protestosh kundër kryeministrit për të ndryshuar Buxhetin e Shtetit, do të thotë që do të rrëzosh vizionin e tij për qeverisjen e vendit. Kërkesat e tyre janë mëse politike. Është vizioni i kryeministrit për të qeverisur vendin. Çështja është që kur ata thonë “jo politikë”, sigurisht që kryeministrin e kanë përjashtuar dhe ky është fakt. Kur themi “jo politikë”, nuk e kanë me kryeministrin se atë e kanë kundërshtar, puna është për mbështetje dhe për bashkëveprim me opozitën. Kthehuni në videot e 5 ditëve të fundit, kur ata i bëjnë thirrje hapur të gjithë njerëzve për t’u bashkuar.

Mos kemi të bëjmë me një refuzim të të gjithë sistemit politik dhe klasës politike?

Unë nuk do ta shikoja kështu. Sigurisht që klasa politike ka gabimet e saj, sepse po të ishte një klasë politike e suksesshme, pavarësisht se është në opozitë apo në pushtet, kushtet e studentëve nuk do të ishin këto që janë. E gjithë kjo vjen si pasojë e një urrejtje të madhe që një student shikon në shtëpi, sepse familja e tij është në një situatë të tmerrshme ekonomike. Të jeni të bindur që atë e ka bërë Edi Rama... Së pari, kjo gjë nuk me komplekson as mua dhe as LSI-në, sepse duke qenë se aty është pjesa më e madhe e lëvizjes studentore, nuk kompleksohem edhe po të dua të shkoj në shesh.

A e mendoni këtë gjë?

Ma kanë kërkuar për të vajtur, dhe ma kanë kërkuar që ditën e parë.

Mos vallë opozita vetë është e kompleksuar?

Jo nuk është e kompleksuar. Ne si LSI jemi shumë të qartë me axhendën tonë, si politike ashtu edhe atë opozitare.

Znj. Kryemadhi, megjithatë u duk sikur të dielën protesta u zbeh...

Po, por a e patë të hënën sa studentë kishte? Ju duhet të shikoni edhe diçka tjetër, që tek rruga e Durrësit 10 vetë duket sikur janë 20 mijë vetë dhe 10 mijë vetë tek Bulevardi duket sikur janë 1 mijë. Studentët e kanë kërkuar praninë time që ditën e dytë, por për hir të së vërtetës ne nuk donim ta politizonim, sepse në momentin që do shkonim atje, do të thuhej që partitë politike e shfrytëzojnë këtë kauzën e studentëve për të përfituar politikisht, sepse ky lloj mentaliteti është krijuar, qoftë në atë mediatik, qoftë edhe në opinionin publik që partitë politike luftojnë për interesat e tyre dhe jo për qytetarët. Deri diku kanë edhe të drejtë, sepse kur njerëzit kanë probleme të mëdha, politika më shumë futet në detaje politike, parimore, stabilitetit të shoqërisë e kështu me radhë, sesa futet në çështjet e zgjidhjes së problematikave të tyre. Sigurisht që suporti ynë ka qenë teknik, sepse ka djem dhe vajza atje që rrinë me orë të tëra, të cilët duhet të ushqehen. Ata duhen përkrahur. I kanë përkrahur edhe Partia Demokratike, edhe PDIU-ja dhe shumë faktorë të tjerë, edhe shoqëria civile, edhe qytetarët, edhe policët, edhe mjekët. Problemi është që të mbajturit e foltores së një lëvizjeje që për hir të së vërtetës nuk është e opozitës, është një lloj reflektimi nga ana jonë. Ditën që ne paraqitëm amendamentet, ju e patë që të gjithë studentët shkuan drejt Parlamentit. Kështu që kjo nuk do të thotë që ata nuk e duan politikën. Mos u gënjeni në aspektin e 3-4 folësve të cilët marrin mikrofonin dhe thonë: jo politikë, jo politikë. 15 ditë bojkot në universitet mos kujtoni se janë të kollajta për studentët dhe të përballueshme ekonomikisht për ta. Sepse një student që nuk ka fuqi të paguajë 400 mijë lekë të vjetra taksën vjetore të universitetit, mos mendoni se e ka të mundur që të vijë nga shtëpia për të protestuar, të hajë në lokal dhe të kthehet prapë në shtëpi, sidomos ato nga rrethet. Mjafton të hysh në dyert e uniteteve dhe të shikosh dhe nuk ke më asnjë student. Së dyti, janë kushtet atmosferike që e kanë bërë të pamundur protestën e studentëve, por ata edhe në atë pikun e të ftohtit dhe shiut kanë qëndruar atje. Ka pasur provokime nga më të tmerrshmet, qoftë edhe në 2 të natës të policisë kriminale, apo të Shërbimit Informativ apo edhe të Kryeministrisë. Struktura të Partisë Socialiste kanë hyrë në momente të caktuara për t’i provokuar. Incidenti i djeshëm për shembull te Kryeministria, personi që e inskenoi ishte një anëtar i PS-së, ishte një plak 50 vjeç, i cili donte të hynte dhe të rrëmbente Kryeministrinë me dhunë. Pra, kjo ishte diçka e bërë nga Rama, i cili duke qenë se LSI kishte bërë thirrje të bashkoheshin të gjithë me studentët, donte që të krijonte idenë që ja këta duan të godasin e kështu me radhë. Këto janë skena shumë bolshevike dhe sigurimsi. Dhe tregon nivelin e zullumit ose dhe atë bajatllikun në të cilën ka rënë qeveria apo institucionet që administrohen prej saj. Problemi më i madh që ka sot Edi Rama është që duhet t dalë mbi veten e tij, mbi egon e tij që thotë kështu si them unë dhe jo si thonë të tjerët dhe të marrë një vendim për t’i plotësuar ato tetë kërkesa sepse s’janë asgjë.

Nëse ngrihen të gjithë studentët dhe bojkotojnë mësimin, ka protesta dhe opozita nuk fiton asgjë. Qeveria vazhdon kjo që është, Kryeministri plotëson atë kërkesa. Cili është objektivi juaj në gjithë këtë?

Opozita ka axhendën e saj politike. Kemi zgjedhjet, datën e zgjedhjeve. Protesta e studentëve është jashtë axhendës politike të opozitës dhe po të sillemi si Rama do themi që është një bonus, sepse po të ishte Edi Rama do t’i kishte vrarë katër veta në shesh atje. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ka bërë Rama kur ishte në opozitë sesi ikte nga Parlamenti me muaj të tërë dhe kthehej ditën që i digjeshe mandati.

Këtë gjë po e bëni dhe ju...

Opozita ka marrë pjesë në Parlament. Kemi marrë pjesë në delegacione, në komisione.

Për çfarë po shkoni nesër në Parlament?

Së pari, të qenurit pjesë e protestës së studentëve nuk ka asgjë të keqe që ata e nisën dhe e bënë sepse ka nevojë edhe për njerëz të rinj për tu futur në skenën politike. Unë për veten time them që ne si LSI kemi parë shumë elementë pozitivë të asaj proteste të cilët janë anëtarë të LSI dhe nesër pasnesër mund të jenë oratorët shumë të mirë. Ka sa të duash njerëz që janë më të mirë se sa treçereku i njerëzve në Parlament, në mënyrën e të artikuluarit, pavarësisht notës që kanë në dëftesë. Ndërsa porsa i përket vajtjes në Parlament, ka një këndvështrim shumë të gabuar, sepse jemi peng i një propagande të Edi Ramës. Opozita ka pasur një marrëdhënie të kushtëzuar në Parlament e para. E dyta, nuk humbasim ne edhe po të mos shkojmë pasnesër edhe të premten. Nuk e djegim ne! Mandatet e opozitës po ta llogarisësh me 8 muaj, i bie në shkurt. Edhe sikur të mos shkojmë, mandatet tona i miraton Kuvendi me vota dhe miraton edhe KQZ 5 me 2. Kjo historia e djegies së mandatit dhe heqjes së mandatit, është një histori për të çorientuar dhe për krijuar një lloj urrejtje. Vijmë te seanca e të enjtes së kaluar, ku LSI-ja paraqiti dy amendamente, ku këto të dyja ishin zero kontributi i LSI-së, ku tetë kërkesat e studentëve përktheheshin në dy amendamente. Ligji i Buxhetit që kishte 6 pika dhe përqindja e votës së studentit në votime. Përqindja e votës së studentëve në votime. Gjë që në një moment të gjithë po rrotulloheshin dhe të gjithë po thonin hajde negociata dhe Edi Ramës iu dha shansi shumë i mirë për të kaluar këto. Mund të mos i kalonte të dyja amendamentet po themi, por mund të kalonte 3 pika, të bënte vetëm dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë. Gjë që është shumë e thjeshtë, nga 0,46% ta çonte në 1%.

Kthimi juaj në Parlament nuk ndryshon asgjë, sepse ai maxhorancën e ka...

Ka dhe një gjë tjetër. Ky njeri po të mos kishim çuar ne ato dy amendamente për shumë individë qofshin këto të huaj apo të vendit, gazetarë apo ambasadorë, diplomatë apo politikanë kuptuan që Edi Rama nuk ka dëshirë për t’i plotësuar 8 kërkesat e tyre. Por ai kërkon që ti marrë edhe studentët tek ai holli i vet me pikturat dhe ekspozitat që bën. Të tallet, ti fyejë, ti intimidojë, ti denigrojë, ashtu siç edhe denigroi dekanët dhe rektorët e universiteteve tona. Njëri i tha veshgjatë, tjetrit i tha veshprerë, tjetrit i tha palaço.

Po bën propagandë me ta me sa po shoh...

Ajo ka të bëjë me integritetin e tyre. Tashmë nëse do të përdori të njëjtën taktikë, ai mund ta përdori. Por studentët nuk kanë për t’ia pranuar sepse studentët tashmë kanë kuptuar që debati apo dialogu me Edi Ramës ti je gjithmonë humbës. Sepse çdonjërit i vendos çmim. Dhe kërcënon ty do të fus në burg se ke marrë këtë tenderin këtu, ty do të fus në burg se ke marrë lekë për provim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco