Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Protesta studentore/ LSI: Rama të enjten ka shansin e fundit

Protesta studentore/ LSI: Rama të enjten ka shansin e fundit

18:05, 18/12/2018
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të lërë retorikën dhe të marrë përgjegjësitë duke plotësuar tetë kërkesat jetike të studentëve.

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj në një deklaratë për mediat tha se justifikimet se u dashkan kohë dhe afate, nxisin më tej revoltën studentore.

Sipas saj, kërkesat e studentëve realizohen vetëm me buxhet dhe çdo aksion tjetër është veçse retorikë, arrogancë dhe dashakeqësi.

Mehmetaj tha se maxhoranca ka shansin e fundit të enjten në seancën parlamentare t’u tregojë studentëve se realisht do t’i dëgjojë ata.

Deklarata e plotë e deputetes së LSI:

Dy javë pas nisjes së protestës së studentëve ata kanë fituar mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe së fundmi edhe të partnerëve ndërkombëtarë, ç’ka konfirmon se e drejta është me ta.

Një gjë është fakt, se realiteti akuzues dhe situata e vështirë jo vetëm e Universiteteve, por e të gjithë sistemit arsimor në Shqipëri nuk ka nevojë për deklarata, por për zgjidhje. Dhe zgjidhja fillon në veprime të qeverisë, jo me diskutime që nuk kanë fund.

Prandaj Kryeministri si personi kryesor përgjegjës për situatën e krijuar të lërë mënjanë retorikën dhe të marrë përgjegjësitë duke plotësuar tetë kërkesat jetike të studentëve. Vetëm kështu hapet rruga e dialogut për reformimin serioz të arsimit në Shqipëri.

Përballë shfaqjeve të inskenuara të Kryeministrit me lista të detyruara pjesëmarrësish në auditorët e rrënuara të Universiteteve ishin sot studentët e revoltuar në ditën e 15 të protestës së tyre.

Përtej sforcimit të madh për të krijuar në sytë qytetarëve e fasadën e rradhës të dialogut, e vërteta iu tha në sy nga studentë e profesorë se gjendja e arsimit në Shqipëri është në ditën e saj më të keqe.

Shqetësimet e studentëve dhe problemet e arsimit të lartë janë bërtitur prej 15 ditësh nga studentët në protestat e tyre dhe shtirja se dëgjohen përherëtëparë janë tregues të paftësisë qeverisëse dhe dëshirës për ta mbyllur me premtime boshe protestën, këtë protest që është në fakt më domethënësja e zhvilluar në Shqipëri qysh prej rënies së diktaturës.

Justifikimet se u dashkan kohë dhe afate,vetëm nxisin më tej revoltën studentore. Çdo kërkesë e tyre nuk merr jetë nëse ajo nuk mbështetet me buxhet.

Studentët kërkojnë tarifa të ulura, investime në infrastrukturë, Kartën e Studentit, kërkim shkencor, biblioteka dhe kushte më të mira, të gjitha këto realizohen vetëm me buxhet. Çdo aksion tjetër është veçse retorikë, arrogancë dhe dashakeqësi.

Të enjten në seancën parlamentare, maxhoranca ka shansin e fundit t’u tregojë studentëve se realisht do t’i dëgjojë ata. Nëse aksioni nuk ndërmerret për të rritur buxhetin, çdo shfaqje tjetër është e kotë, çdo shfaqje tjetër do të shoqërohet vetëm me reagim dhe revolt studentore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco