Protesta/ Edhe BE mbështet studentët

Protesta/ Edhe BE mbështet studentët

16:38, 18/12/2018
A+ Aa A-

Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE dhe SHBA-së në vendin tonë, vjen dhe reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë.

Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, delegacioni i BE-së thotë se protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë.

Delegacioni i BE-së thotë se ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre.

‘Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit’.

Delegacioni i BE-së nënvizon se tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist18/12/2018 20:40

More zoterinj te BE,e dime se studentet kane shume te drejte,dhe nuk kemi pritur .,te na e thoni ju,por nga ju prisnim te kerkonit nga qeverija dhe kryeministri,zgjidhjen e menjehereshme te kerkesave te tyre (meqenese edhe vete thoni se kane te drejte),bile t'i vinit edhe nje afat qeverise,per plotesimin e tyre.Dialogu nuk eshte garanti per kerkesat,sepse nje lloj dialogu eshte bere,qe ne kohen kur u vendos reforma ne arsim,por qeverija dhe Rama,as qe ja vari,studenteve ,jo-e jo- por as opozites.Tani nuk ka me dialog,por rte zgjidhen kerkesat dhe dialogu mund te behet (mbas kerkesave te zgjidhura),per te plotesuar me mire kuadrin ligjor,gjithmone ne favor rte arsimit dhe studenteve.Zoterinj te BE,ne Tirane,apo ne Bruksel,mos folni fjale teorike ,pa asnje kuptim.Nese nuk keni fjale te tjera,me mire mos u ndieni fare,sikunder keni bere deri me sot,per cdo problem,e sidomos madhor,qe ka patur Shqiperia.

t18/12/2018 18:54

Cfare mbeshtetje jep soreca,kur ne fund i mban ison qeverise duke mbeshtetur ramen per kerkesen per dialog .pikerisht ate qe eshte perjashtuar perfundimisht nga studentet

Shto koment

Denonco